Zoti Vuçiq, kryeministrat Rama dhe Zaev dolën në konferencë për gazetarë për të shpjeguar arritjet në nismën e ndarë të “Ballkanit të Hapur” që përfshin 3 nga 6 vendet e rajonit
Knid Ndrenika
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq mendojnë se Ballkani i Hapur nuk është Serbi, Jugosllavi apo Shqipëri e Madhe.
Zoti Rama tha Ballkani i Hapur nuk zhbëhet pavarësisht nëse 3 vendet e tjera, përfshi Kosovë nuk bashkohen.
Presidenti Vuçiq tha se pavarësisht pikëmapjeve të ndryshme për Kosovën, duhet bashkëpunim për lirinë e lëvizjes së qytetarëve.
Presidenti i serbëve Aleksandër Vuçiq ftoi shqiptarët që siç tha ta shohin Serbinë si shtëpinë e tyre të dytë.
Gjithashtu presidenti Vuçiq mohoi që “Ballkani i Hapur” të ketë lidhje me Serbinë e Madhe apo Shqipërinë e Madhe.
Gjatë tryezës në Pallatin e Brigadave në Tiranë, kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, presidenti Vuçiq dhe Eurokomisioneri i Zgjerimit, Oliver Varheli thanë se “Ballkani i Hapur” është vijim i Procesit të Berlinit
Zoti Vuçiq, kryeministrat Rama dhe Zaev dolën në konferencë për gazetarë për të shpjeguar arritjet në nismën e ndarë të “Ballkanit të Hapur” që përfshin 3 nga 6 vendet e rajonit.
“Për ata që thonë se Ballkani i Hapur ka të bëjë me Serbi të madhe apo Shqipëri të madhe. Kjo nuk ka të bëjë më asnjë për tyre. Ne sot duhet të përqendrohemi tek e ardhmja dhe për faktin se si mund të jetojnë më mirë vendet tona. Shpreh respektin tim për qytetarët e Shqipërisë, dua që Serbinë ta shihni si shtëpinë e dytë. Edhe ne duam të ndjehemi kështu kur të vijmë në Shqipëri”.
Zoti Rama tha gjithashtu se nuk ka Jugosllavi të Madhe me “Open Balkan”.
Por, ai theksoi se nuk ndryshon qëndrim nëse Kosova nuk bashkohet:
“Ne u bëjmë thirrje të tjerëve që të bashkohen, a do heqin dorë ato ne nuk e dimë. Janë mijëra e dhjetëra mijëra që përfitojnë drejtpërdrejt. Do vijnë por vetëm se do të humbasin kohë, kush do të humbasë më shumë kohë. Vendet e tjera do të fitojnë. Thirrja ime, e jonë nuk është një thirrje që po nuk erdhët ju do të lëmë. Ne e kemi nisur për Shqipërinë, unë them se ato janë të mirëpritur. As nuk do ta ndalin Ballkanin e hapur e as nuk do e ndalojnë”.
Ai shtoi se ka një prirje nga ata njerëz që nuk duan që kjo nismë të ketë sukses, apo ta ndjekin këtë:
“Kur thonë se kjo është të kthehesh në të shkuarën apo të rikrijosh Jugosllavinë. Unë dua ta them në shqip . Ballkani i Hapur nuk ka të bëjë fare me Jugosllavinë. Ndërkohë në samitin e ardhshëm na duhet të trajtojmë barrierat tarifore.Kjo është mënyra si ndihmon Ballkani i Hapur. Kush do të na besonte nëse ne nuk tregojmë me vepra se mund të jemi në nivelin e ambicies se BE. Pra jo vetëm ndihmon në aspektin ekonomik”.
Siç e ceku zoti Zaev, “Ballkani i Hapur” është mision dhe objektiv për garantimin e katër lirive themelore europiane të, lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve.
Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia Veriore firmosën katër marrëveshje për:
-tregun e lirë të punës;
-ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik;
-bashkëpunim në veterinari, siguri ushqimore dhe fitosanitari;
-njohjen e ndërsjellë të operatorit ekonomik të autorizuar për siguri.
Po ashtu u zhvilklua edhe formumi për Mandej u vazhdua me Forumin për Bujqësi dhe Bashkëpunim Rajonal.
Kryeministri Rama shtoi se në 6 muajt e ardhshëm në Samitin e “Open Balkan” do të ftohen Greqia, Italia dhe Hungaria.