Ankara, 10 gusht 2022 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u prit sot (e mërkurë) në Turqi nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Kryeministri Rama informoi se në fokus të këtij takimi, të cilin ai e cilësoi si “vëllazëror”, ishte përballimi i dy sfidave më të mëdha të kohës, garantimin e energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë.
“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdoğan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, tha ai.
Kryeministri Rama mbërriti të martën në Konya të Turqisë, me ftesë të presidentit turk Recep Tayip Erdoğan, për të ndjekur ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike e Shqipërisë.
Rama njoftoi se pjesë e axhendës së vizitës së tij në Turqi ishte edhe një takim i rëndësishëm pune në Ankara, ku do të diskutohet mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimitmidis dy vendeve.
(Sipas Balkanweb)