Rama e Vuçiq takohen në OKB. Presidenti serb vë theksin te ‘Ballkani i Hapur’

Nju Jork, 20 shtator 2022 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë zhvilluar një takim të shkurtër në prag të çeljes së sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti serb nëpërmjet rrjeteve sociale, ku dhe ka publikuar edhe një foto nga ky takim.

Vuçiqi ka vënë theksin te nisma “Ballkani i Hapur”.

“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit tonë”, shkruan Vuçiq në postimin e tij.

rama vucic

Rama e Vuçiq kanë marrë pjesë edhe në një takim të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell, me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Takimi u zhvillua në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara,  me ftesë të Borrellit.

(r.m.)