Në Pallatin e Brigadave në Tiranë po zhvillohet tryeza e nismës së Ballkanit të Hapur me praninë e tre nga 6 vendeve.
Knid Ndrenika
Në tryezën e Ballkanit të Hapur në Tiranë folën Kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, verimaqedonasi Zoran Zaev, presidenti i serbëve Aleksandër Vuçiq dhe onlajn Eurokomisioneri i Zgjerimit, Oliver Varheli.
Marrëveshjet për firmë në Pallatin e Brigadave mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore përmbushin kuadrin për shtetasit e Ballkanit:
-në tregun e lirë të punës;
-ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik;
-bashkëpunim në veterinari, siguri ushqimore dhe fitosanitari;
-njohjen e ndërsjellë të operatorit ekonomik të autorizuar për siguri.
Udhëheqësit Rama, Zaev, Vuçiq dhe Eurokomisioneri Varheli thanë se Ballkani i Hapur është vijim i Procesit të Berlinit.
Zoit Rama e pyeti Eurokomisionerin Varheli: “A e mbështet BE-ja “Ballkanin e Hapur”?
“Nuk është Bashkimi Europian që doli me këtë nismë, por doli prej jush. E konsideroj pasardhëse, një zëvendëse derisa të gjithë të jenë rreth tryezës. Vazhdoni ta nxisni këtë nismë”-ia ktheu ai.
Folësit shtuan se është justifikim mospjesëmarrja e vendeve të tjera dhe se marrëveshjet përcaktojnë hap me rëndësi drejt objektivit për lirinë e plotë të lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve.
Presidenti serb Vuçiq tha se nuk të duhet t’u luteshin më vendeve që refuzojnë Ballkanin e Hapur:
“Po të hapim kufijtë, objektiv më i rëndësishëm është që të lidhim qytetarët tanë, të cilët në të shkuarën kanë menduar më shumë për të shkuarën se sa pë të tashmen apo për të ardhmen”.
Ndërsa zoti Rama riftoi Kosovën, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi, pa ua përmendur emrat shtetnorë:
“Ballkani i Hapur” është përfshirës, duke inkurajuar tri të tjerët të jenë pjesë e kësaj përpjekje. Por, ndërkohë që ne po ecim përpara sepse kjo është ajo, për të cilën kemi nevojë dhe çfarë duhet të bëjmë për të mirën e njerëzve tanë”.
Kryeministri i verimaqedonasve Zaev ftoi vijimin e “Ballkanit të Hapur”:
“Kemi patur përçarje, zënka dhe mosbesim në të shkuarën, por “Ballkani i Hapur” është mënyra për të ecur përpara”.
Mandej u vazhdua me Forumin për Bujqësi dhe Bashkëpunim Rajonal.