Tiranë, 15 nëntor 2022 – Kryeministri i Shqiërisë, Edi Rama, i hodhi poshtë akuzat publike ndaj tij lidhur me projektin e Portit të Durrësit.
Të martën, në konferencë me gazetarë, ai tha se investitori arab është një personalitet i ekonomisë globale dhe shtoi se kjo është marrëveshja e parë kur shteti shqiptar është ortak.
“Këtë gjë duhet me e pasur parasysh të gjithë. Nuk shqetësohen investitorët se një non grata bën një protestë. Por nuk mund të ngrihet dhe të ulet një nga investitorët më të fuqishëm të Lindjes së Mesme. Një personalitet i ekonomisë globale. Si mund të jetë kjo kështu në marrëveshjen e parë kur shteti shqiptar është ortak?”, tha Rama.
“Ka ardhur edhe përpara ai këtu, kanë ardhur dhe të tjerë por kanë ikur me vrap se nuk i kanë kërkuar aksione për shtetin por përqindje për vete. Është shteti ortak. I dinë mirë ata edhe offshoret, edhe aksionerët e fshehur i dinë mirë. Të gjitha i dinë mirë se i kanë bërë vetë. Kur unë them do i shikoni, unë di çfarë flas. Çdo akuzë duhet të jetë e mbështetur në fakte”, theksoi Rama.
(Panorama.al)