Rama: Lajm i bukur zgjidhja e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës

Tiranë, 27 gusht 2022 – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka quajtur “lajm i bukur” lajmin për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e identifikimit.

Rama, përmes një postimi në Twitter, i ka uruar të dy palët për arritjen e marrëveshjes dhe ka uruar që kjo të ngrisë në njënivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi.

“Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot”, ka shkruar Rama.

(r.m.)