Rama – marangoz i zoti i skenave komike, aktor i dobët në skenën ndërkombëtare

Emin AZEMI

Në gjeopolitikën rajonale dhe evropiane, Edi Rama është treguar se mund të jetë një marangoz i zoti për të ndërtuar skenat komike të paraqitjeve të tij, por jo edhe një politikan kalibri serioz që përmes njohjeve me ndërkombëtarët do të sillte më shumë investime dhe më shumë siguri në tokat e shqiptarëve

Si i përkthejnë politikanët tanë në favore për kombin dhe shtetin njohjet personale të tyre me burrështetas të huaj dhe si e bëjnë këtë politikanët e tjerë të rajonit dhe më gjerë?

Çka përfiton Shqipëria, bie fjala, nga njohjet personale të Ramës me politikanë të huaj dhe çka përfiton Serbia, në anën tjetër, nga njohjet e Vuçiqit me homologët botërorë?

Ajo që bie në sy është se Edi Rama në çdo takim me karakter ndërkombëtar, përpos paraqitjeve jashtëserike (me batuta e me tuta), ka dëshmuar se posedon edhe aftësi magnetike për të bërë miq (dhe mikesha) në mesin e burrështetasve të huaj. Ai është i shëruar nga kompleksi i inferioritetit dhe në komunikim me politikanë të huaj, përfshirë edhe presidentët amerikanë, të lë përshtypjen se është udhëheqës suprem i dy-tre kontinenteve të botës.

Mirëpo çka përfiton Shqipëria nga kjo paraqitje joinferiore e Ramës dhe nga këto miqësi të tij me politikanë të huaj?

Plehrat dhe refugjatët afganë – trofetë e diplomacisë së Ramës!

Cinikët do të thoshin se nga gjithë ky kallaballëk miqsh e mikeshash që i ka Rama në arenën ndërkombëtare, dhe nga gjithë ai glamurozitet që mundohet ta inkarnojë me ngjyra paksa naive në portretin e tij kundrejt të huajve, Shqipëria gati asgjë nuk përfiton.

“Mallrat” më me vlerë që mund të konvertohen në diplomacinë e batutave dhe tutave të Ramës, rezultojnë të jenë vetëm plehrat e Melonit dhe refugjatët e Afganistanit. Dhe këtu përfundon aftësia e Ramës për t’iu dhuruar shqiptarëve favoret që dalin nga miqësitë e tij me ndërkombëtarët. Madje as miqësia e tij me Vuçiqin nuk mund të konvertohet në kurrfarë vlere kombëtare për Kosovën dhe për shqiptarët në Serbinë e Jugut.

Kjo kërkon një analizë edhe më të thellë socio-politike e psikologjike për të kuptuar se ku qëndron kjo natyrë homodupelkse e politikanëve të Tiranës, të cilët paraqitjet i kanë shumë superiore, kurse veprimet praktike – shumë inferiore. Kjo ta kujton edhe kohën e Enverit, atëherë kur shqiptarët në Jugosllavi (vitet 50-60) vuanin nga terrori serb dhe shpërnguljet në Turqi, ndërkohë që Shqipëria ishte aleate e dy superfuqive – një herë me BRSS-në, herën tjetër me Kinën.

Por, çka përfitonin shqiptarët e Jugosllavisë nga kjo aleancë e Shqipërisë me superfuqitë botërore? Përpos shtimit të dajakut serb mbi kurrizin e tyre, shqiptarët këndej Drinit përfitonin edhe ndonjë karamele propagandistike që vinte nga Radio Tirana ku madhërohej Shqipëria socialiste e cila “e kishte të pamundur të pushtohej nga jugosllavët”, sepse “tanket serbe duhej të kalonin fillimisht mbi trupat e kosovarëve”(!).

Shihe ti ironinë: Shqiptarët e Kosovës atëbotë duhej t’i kryenin dy obligime kombëtare – në njërën anën t’i rezistonin represionit serb, kurse në anën tjetër të bëheshin mish për top për Shqipërinë socialiste, vetëm e vetëm që tanket serbe të mos mund ta pushtonin “kopshtin me lule” të xhaxhit Enver.

Dhe, për ironi të fatit, Shqipëria asnjëherë nuk u pushtua nga jugosllavët, por shqiptarët e Jugosllavisë as sot nuk e kanë të qartë se si ishte e mundur të kalonin aq keq në orën e historisë, duke mos arritur ta kuptojnë se ku e ka burimin gjithë ky inferioritet i udhëheqësve të caktuar të Tiranës ndaj politikanëve të Beogradit.

Çfarë përfiton Serbia nga miqësitë ndërkombëtare të Vuçiqit?

Po Vuçiqi, në anën tjetër, me miqësitë që ka në Evropë e Azi, çfarë të mire po i sjell Serbisë?

Ai, për dallim nga Rama, nuk po heq dorë as një milimetër nga interesat kombëtare të serbëve të Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi e gjetiu dhe për këtë nuk po koordinohet as me Brukselin, as me Ëashingtonin. Vuçiqi në çdo takim me Putinin, e shfrytëzon rastin të flet për Kosovën, se si ajo është e “okupuar” nga trupat e NATO-s, se si Perëndimi me dhunë e ka “aneksuar” Kosovën, se si padrejtësisht Dodiki është futur në “listën e zezë” amerikane etj. etj.

Tash së fundmi, edhe në takimet mikpritëse me Presidentin turk, Erdogan, Vuçiqi shpalosi një kapitull të ri marrëdhëniesh bilaterale, duke nënshkruar 11 marrëveshje bashkëpunimi me Turqinë, pa pasur nevojë që të marrë peshqesh ndonjë dhuratë (lexo: xhami grandioze) në këmbim të influencave shpirtërore-fetare mbi shoqërinë serbe…

Edhe në takimet me politikanë perëndimorë, Vuçiqi e nxjerr maksimumin në favor të interesave kombëtare serbe. Kur e priti në Beograd në vizitë Kancelarin gjerman Sholz, Vuçiqi e ka rishikuar projektin Jadar, i cili parasheh hapjen e një miniere të litiumit në luginën e Jadrës në Serbi nga gjiganti botëror, Rio Tinto. Me këtë rast është nënshkrua edhe një memorandum mirëkuptimi midis BE-së dhe qeverisë së Serbisë, në prani edhe të drejtuesve nga Mercedes-Benz Group AG dhe Stellantis NV, për një “partneritet strategjik” mbi lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët e furnizimit me bateri dhe automjetet elektrike. Gjermania, prodhuesi më i madh i makinave në Evropë, përmes Serbisë do të sigurojë litium për prodhuesit e saj të automjeteve elektrike, kurse BE-ja po përpiqet të reduktojë varësinë e saj nga importet nga Kina. Muajin e kaluar Vuçiq i ka thënë Financial Times se miniera, të cilën ai pret të hapet në vitin 2028, do të prodhonte 58,000 ton litium në vit. Kjo do të ishte e barabartë me 17 për qind të prodhimit të automjeteve elektrike në Evropë ose 1.1 milion makina.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Kombëtare e Serbisë, nga viti 2010 deri në tremujorin e dytë të vitit 2022, fluksi i investimeve të huaja direkte nga Bashkimi Evropian në Serbi arriti në 19,204 miliardë euro, nga Kina (përfshirë Hong-Kongun, Tajvanin dhe Macau) në 3,281 miliardë, nga Federata Ruse 2,473 miliardë dhe nga Shtetet e Bashkuara 733 milionë euro.

Gjatë 9 muajve të parë të vitit 2022, në Serbi kanë hyrë 3 miliardë e 11 milionë euro si investime të huaja, gati gjysma e të gjitha investimeve në Ballkanin Perëndimor. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore e Shqipërisë, në periudhën janar-shtator 2023, investimet e drejtpërdrejta që kanë hyrë në ekonominë shqiptare janë 1,088 miliardë euro.

Të gjitha analizat e bëra deri më tani konstatojnë se Qeveria e Ramës duhej të bënte më shumë për të tërhequr investitorët e huaj të cilët kur bëhet fjalë për të investuar në rajonin e Ballkanit, shohin gjithmonë Serbinë dhe Kroacinë si vende favorite.

Ku qëndron enigma e këtij disavantazhi që ka Rama kundrejt Vuçiqit në raport me ndërkombëtarët, paçka se kryeministri shqiptar, mizanskenat e karamelizuara komike në margjinat e samiteve dhe takimeve të ndryshme botërore, nuk arriti asnjëherë t’i shndërrojë në asete strategjike investuese dhe asnjëherë nuk arriti ta sfidojë Vuçiqin në garën politike e diplomatike që do të sillte favore për Kosovën. Për ironi, ka ndodhur e kundërta. Rama në disa raste është bërë avokat i Serbisë duke e mbrojtur atë nga kritikat e BE-së për mosvënie të sanksioneve ndaj Rusisë. Madje, Rama, jo një herë, është sjellë më ndërkombëtarë se ndërkombëtarët, sa u përket disa çështjeve delikate nëpër të cilat kalonte Kosova, sidomos veriu i saj.

Njohja e Ramës me ndërkombëtarët, çfarë hajri ka pa Kosova dhe Shqipëria?

Nëse një politikan karizmatik si Rama e kemi parë t’ua hedhë dorën mbi sup shumë burrështetasve të Evropës dhe botës, atëherë shtrohet një pyetje shumë e logjikshme: Çfarë hajri ka parë Kosova dhe Shqipëria nga kjo afërsi e Ramës me këta burrështetas, qoftë edhe si avantazh kundrejt Vuçiqit? Apo ndoshta atë afërsi ai e ka rezervuar për t’i ushqyer synimet dhe ambiciet e veta karrieriste në ndonjë post të lartë në hierarkinë e politikës apo diplomacisë së BE-së, OKB-së NATO-s. etj. etj. 

Nëse gjithë ky cirkus batutash e njohjesh të Ramës me ndërkombëtarët nuk ka prodhuar ndonjë favor për kombin shqiptar, atëherë po del se ai përveç që ka bërë lojën e një aktori tragjikomik, ka shuar për një kohë të gjatë edhe iluzionet dhe shpresat e shqiptarëve se miqësia me botën perëndimore mund të përkthehet në mirëqenie për kombin dhe shtetin e tyre.

Në gjeopolitikën rajonale dhe evropiane, Edi Rama është treguar se mund të jetë një marangoz i zoti për të ndërtuar skenat komike të paraqitjeve të tij, por jo edhe një politikan kalibri serioz që përmes njohjeve me ndërkombëtarët, do të sillte më shumë investime dhe më shumë mirëqenie e siguri në tokat e shqiptarëve.