Rama në Madrid, takohet me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë

Madrid, 4 tetor 2021 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet për një vizitë zyrtare në Spanjë.

Ai ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve (CEOE).

Rama ka postuar në Facebook pamje nga takimi, që nga pritja e deri në përmbyllje. Nëpamjet shihet se ai dhe të gjithë zyrtarët tjerë i kanë respektuar masat anti-covid, duke vendosur maska mbrojtëse.

(r.m.)