Rama: “Në sistemin e drejtësisë jemi akoma në epokën e gurit”

Tiranë, 21 mars 2025 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur kritika për mënyrën e marrjes në pyetje të personave në hetim nga policia dhe prokuroria. Ai ka thënë se të intervistat aty bëhen, siç është shprehur, “si epokën e gurit”, pa regjistrim video dhe audio.

“Në sistemin e drejtësisë jemi akoma në epokën e gurit. Zhvillojmë intervista në prokurori, edhe në polici në fakt, pa audio dhe pa video. Intervistat në prokurori, që na prokurorët e juridiksionit të përgjithshëm deri tek ajo speciale, bëhen si në kohën e gurit. Unë të shoh, ti më sheh. ‘Unë të pyes, ti më thua dhe unë shkruaj çfarë të dua’!. Kjo është vënë në pah nga institucionet ndërkombëtare dhe duhet korrigjuar me urgjencë dhe ne do ta korrigjojmë patjetër, duke vazhduar ta mbështesim fuqimisht sistemin e drejtësisë, SPAK-un, GJKKO-në dhe të gjitha institucionet tjera të reja, të krijuara nga reforma në drejtësi, duke shpresuar që më në fund do të bëhet realitet sistemi i menaxhimit digjital i të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me pushtetin gjyqësor”, ka thënë ai, transmeton Panorama.

Rama thënë se sistemi i menaxhimit digjital ka një vonesë të palogjikshme dhe ka theksuar se kjo gjendje “duhet korrigjuar me urgjencë”

“Një projekt që tanimë ka një vonesë të palogjikshme, por shpresoj që më në fund do të vendoset në vijë. Uroj që Këshilli i Lartë Gjyqësor të mos e vonojë më, por ta çojë përpara. Ne, si qeveri, kemi angazhuar fonde dhe jemi tërësisht në mbështetje për të realizuar këtë program”, ka thë ai.

“Krijimi i një sistemi shtetëror të mirë ndërthurur, ku paralelisht me luftën kundër korrupsionit garantohet liria dhe e drejta e publikut për të pasur transparencë të plotë mbi procese të brendshme të shtetit, konkurrenca e lirë dhe të gjitha ato që e bëjnë një shtet demokratik, një demokraci funksionale të denjë për familjen e bashkuar evropiane”, është shprehur Rama.

(r.m.)

Comment

*