Kryeministri Edi Rama doli nga Kuvendi dhe shkoi të takonte grupin e përfaqësisë të personave me aftësi të kufizuar të cilët ishin vendosur para Kuvendit në shenjë proteste për plotësimin e të drejtave të tyre
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/206857651601296/
“Na jep mundësi të jetojmë të pavarur të mos kërkojmë lëmoshë” i tha një nga përfaqësuesit e PAK kryeministrit Edi Rama.
Nga ana e tij kryeministri u shpreh se kishte një agjendë të ngjeshur ndërsa urdhëroi organizimin e një takimi të ministres me grupin protestues për të dëgjuar shqetësimet që ata kanë.
Më pas u tha Rama do të merrej vetë ai me këtë çështje.
“Nesër nisem në SHBA sapo të kthehem do takohem me ju” u tha Rama.
Moti sot me shi e bëri të vështirë qëndrimin e këtyre personave para kuvendit.
Kryeministri Edi Rama zbuloi sot se do të niset nesër drejt SHBA-së.
Po çfarë është kjo vizitë?
Kryeministri do të shkojë në SHBA me ftesë të zonjës Hillary Clinton, bashkëshortja e ish presidentit Bill Clinton dhe kandidate për presidente në garën me Donald Trump
Mësohet se Rama është I ftuar në një darkë falenderuese për mikëpritjen e shtetasve afganë që bëri Shqipëria. Gjithashtu pritet të ketë dhe një takim në Detroit për një binjakëzim universitar.
Kjo vizitë pritet të vijojë deri më 9 dhjetor.OraNews