Rama nxit demokratët kundër Berishës dhe Bashës: Ata po e shkatërojnë opozitën në Shqipëri

Tiranë, 9 janar 2022 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë thirrje anëtarësisë së Partisë Demokratike që të ngrihen kundër Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, për ta shpëtuar partinë më të madhe opozitare në vend.

Në njëkomunikim live në Facebook, Rama ka thënë se për shkak të Berishës dhe Ramës po shkatërrohet opozita dhe poturpërohet Shqipëria.

Ai ka thënë se ka ardhur koha që demokratët “të çajnë dyshen Berisha-Basha,duke shtuar se lufta që po bëjnë ata “për interesin e tyre personal” nuk i duhet dhe nuk i vlen askujt.

“Nuk do të humbas asnjë minutë për t’u marrë me këta dy persona, sepse kam humbur shumë kohë duke u marrë me ta, vetëm në ndonjë rast ekstrem. Po merrem, sepse për shkak të këtyre dy personave po shkatërrohet një aset i rëndësishëm, opozita e këtij vendi, dhe për shkak se për shkak të tyre Shqipëria u bë gazi i botës. Këta dy persona nuk fitojnë dot zgjedhje me PS-në, jo për shkak të regjimit, as për shkak të patronazhistëve, as për shkak të bandave, etj, por për një shkak të thjeshtë – sepse këta janë pakicë në popull. Këta janë një pakicë në popull dhe janë e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë. Por, dëmi që bëjnë shkon përtej tyre. Që të dy janë në një kacafytje personale për një interes krejt personal. Harrojeni që njëri po mbron PD nga agresioni anti-amerikan dhe tjetri po mbron dinjitetin njerëzor. Këto janë përralla.

Ky është një qamet i madh, një fund tragjikomik i një politike, që prej 30 vitesh ka përsëritur të njëjtën gjë, dhe sot është katandisur ta përsërisë për herë të fundit në oborrin ku ajo politikë është plazmuar për 30 vite. Është koha, miqtë e mi demokratë, për t’u ndarë nga kjo politikë, është koha për t’iu varur teneqet të dyve. Për mua nuk është çështje votash, por është një thirrje për të shpëtuar institucionin e opozitës. Shpresoj të gjenden forca që ta çajnë këtë, ndërkohë që ne jemi këtu në dispozicion, që cdo gjë të bëhet në paqe e urtësi. Nuk i duhet askujt, nuk i vlen askujt, në djall të vejë edhe vetë pushteti, nëse Shqipëria nuk shkon mirë”, ka thënë Rama, citon BalkanWeb.

(r.m.)