Rama: ‘Open Balkan’ e ka kryer misionin, fokusohemi në Procesin e Berlinit

Tiranë, 1 korrik 2023 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nisma rajonale “Ballkani i Hapur”, të cilën e kishin inicuar Presidenti i Serbisë, Aleeksandar Vuçiq, dhe ai, “e ka kryer misionin” e vet.

Rama, në një intervistë për “Euroneës Albania”, ka thënë se Shqipëria tani fokusoheet plotësisht në Procesin e Beerlinit.

“Në tetor, Shqipëria pret për herë të parë Samitin e Berlinit. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit, sepse e kemi këtë mundësi. ‘Ballkani i Hapur’ ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi”, është shprehur ai.

Rama ka thënë se Shqipëria është e përgatitur “për një hap të madh përpara” për vendet e rajonit.

“Po punojmë me Bashkimin Evropian për një plan të ri financimi dhe për mbështetje ekonomike të të gjitha vendeve të rajonit, të cilin duam shumë ta konkretizojmë në Samitin e Berlinit, në tetor. Ky është një plan real. Në Bratislavë, Ursula Von der Leyen e dha një mesazh të parë lidhur me planin për të rritur financimin, për të rritur aksesin e Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët evropian”, ka thënë Rama.

Nismës “Ballkani i Hapur” i ishin bashkuara vetëm Serbia, Shqipria dhe Maqedonia Veriore. Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk ishin përfshirë në këtë nismë. Rama kishte kërkuar me ngulm që edhe Kosova të bëhet pjesë e saj, por udhëheqësit e Kosovës kishin refuzuar përfshirjen në një nismë bashkë me Serbinë, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Bashkimi Evrropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kishin dale kundër nismës, ndonëse kanë pasur shumë rezerva për të. BE-ja, sidomos Gjermania, kishte thënë se nuk ishte kundër asnjë nisme rajonale, e cila nuk interferon në Procesin e Berlinit. SHBA, por edhe disa vende evropiane, nuk kishin besim në këtë nismë, derisa në të nuk do të merrnin pjesë të gjtha vendet e rajonit.

Kritikët më të mëdhenj të nismës e vështronin atë si pjesë të projeksioneve të Serbisë për shtrirje në vendet fqinje. Disa prej tyre e cilësonin “Ballkanin e Hapur” si “Jugosllavia mbetur plus Shqipëria.

Ekonomistët  vështronin nismën edhe si përpjekje të Serbisë për zgjerimin e tregut në rajon.

(r.m.)