Rama, për refuzimin e Kurtit: Do të flas nesër në Prishtinë

Tiranë, 5 korrik 2023 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka dashur të komentojë refuzimin e takimit me të nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Rama do të qëndrojë të enjten e të premten në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve për takimin e radhës të procesit të Berlinit që do të mbahet nëmuajin tetor, në Tiranë. Sigurisht që ai ka planifikuar të takohet edhe me Kurtin. Por, Kurti ka thënë se nuk do të takohet me Ramën në çfarëdo formati psërveçse në mbledhje të përbashkët të qeverive të të dy vendeve.

Rama nuk i është përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me refuzimin e Kurtit. Ai ka thënë se për këtë temëdo të flaës nesër në Prishtinë.

“Jam këtu vetëm për këtë vendim (për studentët në Shqipëri). Sa i përket vajtjes nesër në Prishtinë dhe turit, do të flas kur është koha për të folur, që është nesër, në Prishtinë”, ka thënë Rama.

Kurti ka treguar se Ramës i ka kërkuar që gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë të zhvillohet edhe mbledhja e përbashkët e dy qeverive. Ai ka thënë se mbledhja e përbashkët e dy qeverive, e cila duhet të mbahej në Gjakovë, më 14 qershor, ishte anuluar nga Rama pa asnjë arsye.

Rama e kishte anuluar mbledhjen e qeverisë së tij me qeverinë e Kurtit për shkak të tensioneve në pjesën veriore të Kosovës. Ai kishte kërkuar që në vend gtë dy qeverive të takohen dy kryemninistrat dhe ministrat e jashtëm dhe ministrat e mbrojtjes të të dy vendeve, kërkesë kjo që ishte refuzuar nga Kurti.

Pak ditë më parë, Rama ka dorëzuar autoriteteve të Bashkimit Evropian një draft të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, pa u konsultuar paraprakisht me Kurtin. Ky I fundit e ka cilësuar të panevojshme çfarëdo marrëveshjeje tjetër, përveç marrëveshjes së sponsorizuar nga Bashkimi Evropian, e cila është pranuar deklarativisht nga të dy palët.

Por, Rama kashkuar më pas edhe një hap më tutje. Ai ka propozuar një si tip konferencë ndërkombëtare, në të cilën, përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të merrnin pjesë edhe përfaqësuersit e vendeve dhe organizatave me ndikim në politikën rajonale e globale. Rama ka sugjeruar që Kurti e Vuçiqi “të mbyllen dhe të mos lejohen të dalin derisa të arrijnë një marrëveshje”.

Edhe ky sugjerim i Ramës është hedhur poshtë nga Kurti. Ai ka thënë se për Kosovën janë mbajtur disa konferenca ndërkombëtare dhe një konferencë tjetër e këtij lloji është krejtësisht e panevojshme. Kurti ka thënë se tashmë kanjë marrëveshje dhe palët duhet ta zbatojnë atë menjëherë, nëmënyrë të plotë dhe pa kushte.

(r.m.)