Tiranë, 8 prill 2022 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me arrestimin e 32 zyrtarëve policorë në pikën e kalimit kufitar në Morinë. Në një postim në Twitter, Rama e ka përgëzuar SHÇBA-në dhe SPAK-un për këtë operacion të cilin e cilëson si shembullor.
“Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë”- shkruan Rama.
Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë.
— Edi Rama (@ediramaal) April 8, 2022
Arrestimi i 32 zyrtarëve policorë në vendkalimin kufitar në Morinë u bë gjatë një aksioni të përbashkët me Inspektoratin Policor të Kosovës.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar edhe 26 zyrtarë policorë të Kosovës.
Të arrestuarit dyshohen për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe për korrupsion. Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mundësuar trafikimin e lëndëve narkotike dhe të kontrabandës, kalimin e kufirit të personave në kërkim, kalimin e kufirit pa regjistrim nësistemin TIMS, etj.
(r.m.)