Tiranë, 31 mars 2021 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se qeveria që e drejton i ka siguruar edhe 50 mijë vaksina të tjera “AstraZeneca”.
Rama, në një postim në Facebook, shkruan se ky kontigjent vaksinash nuk ishte pjesë e marrëveshjeve të deritanishme.
Kryeministri Rama ka deklaruar se deri në fund të qershorit do të vaksinohen 500 mijë qytetarë.
Qeveria e Shqipërisë i ka siguruar mbi 1 milion doza të vakinave kundër koronavirusit, kryesisht nga Kina.
Statusi i Edi Ramës në Facebook:
LAJM I MIRË
Sapo kemi siguruar 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca jashtë marrëveshjeve të deritanishme😍
#ShqipëriaBuzëqesh🌼
(r.m.)