Rama shpreson se, megjithatë, Kurti do ta takojë. Thirret në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Tiranë, 6 korrik 2023 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se Qeverisë së Kosovës i janë dërguar 13 marrëveshje të nënshkruara nga kabineti i tij. Bëhet fjalë për 13 marrëveshjet që ishte planifikuarr të nënshkruheshin në mbledhjen e pëërbashkëët të dy qeverive, që ishte caktuar të mbahej në Gjakovë, më 14 qershor, mbledhje kjo që ishtee anuluar nga Rama, për shkak të tensioneve në veri të Kosovës.

Rama ka shfaqur shoresën se dërgimi i marrrëveshjeve tëë nënshkruara do ta bëjë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, të ndërrojë mendje dhe të pranojë ta takojë në Prishtinë.

“Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga kryeministri Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, shkroi Rama në Tëitter.

Edhe në Shkup, Rama ka shfaqur shpresën se Kurrti, megjithatë, do ta pranojë në takim dhe për këtë është thirrur në Kanunin e Lekë Dukagjinit – kodin civil arkaik të shqiptaëve.

“Kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera. Është e ndaluar ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën”, është shprehur ai.

Të martën, Kurti tha se nuk do ta takojë Ramën në asnjë format tjetër përveç në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Ai bëri të ditur se Ramës ikishte propozuar të mbahej një mbledhje e përbashkët e dy qeverive, në të cilat do nënshkruheshin marrëveshjet për të cilat ishin dakorduar më parë.

“Për mua është e nevojshme që ta kemi mbledhjen e dy qeverive. Nëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, atëherë unë ngelem te qëndrimi që ia kam thënë për takime të ne të dyve. Ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë, ne takohemi shumë shpesh, nëse shikoni gjatë këtyre më shumë dy vjetëve sa jemi në qeverisje, i kam një duzinë takimesh me kryeministrin Rama. Nuk lëngon raporti Kosovë-Shqipëri, por edhe demokracia e paqja në Ballkan pse nuk takohen, kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë, por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar paarsyeshëm”, tha Kurti.

Rama do të qëndrojë në Kosovë të enjten, në kuadër të një turi dyditor në vendet e Ballkanit Perëndimor që synon të informojë shtetet e rajonit për përgatitjet që po i bën Shqipëria për samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në muajin tetor, në Tiranë.

(r.m.)

One Response to “Rama shpreson se, megjithatë, Kurti do ta takojë. Thirret në Kanunin e Lekë Dukagjinit”

Read below or add a comment...

  1. Naser Iseini says:

    Se kuptoj kur vllau vllaut i shet mend dhe bëjnë gara se cili është ma patriot kjo është qesharake shum per popullin tonë. Edi Albin për hirë të shqiptarve leni inatet ënësh dhe bëni dicka të mirë wë të mburemi me ju Edi dhe Albin e jo të turpėrohemi ne si shqiptarë e të gzohem sërboslavet.!