Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Irani kundër Izraelit

Tiranë, 14 prill 2024 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, të cilin e ka cilësuar si sulm të paprecedent.

Në një status në platformën “X”, Rama ka thënë se Shqipëria solidarizohet me popullin izraelit dhe i mbështet plotësisht përpjekjet e partnerëve të saj për depërshkallëzimin e sisutatës në rajon.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit. Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi”, ka shkruar Rama.

(r.m.)