Rama: Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Tiranë, 2 nëntor 2023 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se së shpejti do të realizojë një vizitë në Kosovë, siç ka thënë ai, “për të treguar personalisht mbështetjen” për zbatimin e Marrëveshjes bazike për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Rama ka thënë se Shqipëria do ta mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

A ka thënë se është krenar për “kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Nuk mund të jem më krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draftstatuti i Asociacionit, i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune, është draft i BE-së. Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve të fqinjësisë sonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, ka shkruar Rama.

(r.m.)