Kryeministri Edi Rama ka mohuar se mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti ka tensione dhe përplasje. Sipas tij ka vetëm një mosdakortësi konceptuale për sa i përket politikës rajonale.
Ndërkohë Rama e ka konsideruar ‘Ballkanin e Hapur’ një interes strategjik i kombit shqiptar edhe i Kosovës. Ai tha se ne nuk kemi nevojë që vende të tjera të mbledhin Ballkanin. Ai e ka konsideruar absurd faktin që Kosova nuk ulet në tavolinë.
“Me Albinin takohem normalisht. Kemi një mosdakortësi konceptuale për sa i përket qasjes së politikës rajonale.Për mua Ballkani i hapur është interes strategjik i kombit shqiptar edhe i Kosovës. Ballkani i Hapur është zbatimi i katër lirive: njerëzve, kapitaleve, shërbimeve dhe mallrave. Ajo që është realizuar nga diplomacia jonë me Beogradin është që presidenti i Serbisë ka pranuar lëvizjen e lirë të njerëzve si pjesë e asaj që quhet ‘Ballkani i Hapur’. Procesi i Berlinit është një proces që varet nga burokracia europiane. Ne nuk kemi nevojë të na mbledhin dhe të presim. ‘Ballkani i Hapur’ po mbështetet nga të gjithë. Është rruga jonë për t’u bërë më të fortë.Kemi çuar një propozim në Francë dhe aty kemi ngecuar sepse Vuçiç nuk e pranonte lëvizjen e njerëzve. Ai nuk e pranonte sepse do të zhdukte kufirin mes Kosovës. Gjëja më absurd në këtë proces është se sot serbët janë në tavolinë dhe ikin kosovarët. Ballkani i Hapur nuk negociohet. Rrespektoj të drejtën e qeverisë së Kosovës, por nuk jam dakort”- tha Rama.BalkanWeb