Rama takoi në Detroit përfaqësues të industrisë së autopjesëve

Detroit, 4 dhjetor 2021 – Kryeministri Edi Rama, ndodhet në një vizitë në Detroit, Michigan.

Rama ka zhvilluar një vizitë në organizatën “Automation Alley” , ku është takuar me përfaqësues të industrisë automotive amerikane, që sipas kryeministrit janë të interesuar për investime në Shqipëri.

“Sot u mirëpritem nga një grup përfaqësuesish të industrive automotive amerikane ku gjetëm interes për të dëgjuar më shumë. Rama dakord që një mision i Automation Alley” do të vijë në Shqipëri për të parë nga afër si edhe për të kuptuar më mirë gjithçka po ndodh me Ballkanin e Hapur dhe transformimin e tregut në një treg të lirë të madh që e favorizon më shumë Shqipërinë”, tha Rama.

https://www.facebook.com/watch/?v=287945983260195

(BalkanWeb)