Bruksel, 23 qershor 2022 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përbashkët me presidentin e Serbisë. Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në Brukse, ka treguar përse ata të tre vendosën të marrin pjesë në samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Rama ka thënë se ai, Vuçiqi e Kovaçevski nuk pritnin asgjë nga jy samit, por kanë ardhur në Bruksel për të “mbështetur” vendet që kanë nevojë për këtë.
“Peshuam edhe mendimin për të mos ardhur fare, sepse e dinim cfarë na priste si rezultat dhe arsyeja pse erdhëm ishte për të respektuar njerëzit dhe vendet që janë në situatë të vështirë. Doja të isha këtu për t’i mbështetur, sepse individualisht nuk kanë nevojë për mbështetjen tonë, por si BE janë lëmsh”, ka thënë Rama.
“Kjo luftë në Ukrainë ka sjellë më shumë energji e më shumë bindje tashmë që ajo çë po bënim ishte gjëja e duhur. Më ka bërë shumë më të vetëdijshëm se ajo për të cilën më parë flisja, si një kërcënim teorik, nuk është më i tillë. Edhe ata që takuam sot ta shohin në të njejtën mënyrë. Na duhet të jemi sa më afër dhe të udhëheqim përmes shembullit e të themi kjo është rruga që duhet të ndjekim”, është shprehur Rama.
(Sipas Balkanweb)