Rama: Uroj që askush të mos e akuzojë Kurtin për “tradhëti”, bëri gjënë e duhur

Tiranë, 28 shkurt 2023 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se askush nuk duhet ta akuzojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për,siç është shprehur, “tradhëti apo harresë”.

Në një postim në Twitter, Rama ka vlerësuar se Kurti “ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes”.

Rama ka uruar që hapa të tjerë për arritjen e marrëveshjes të bëhen pa vonesë.

“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!”, ka shkruar Rama.

(r.m.)