Munih, 17 shkurt 2023 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellë një urim të veçantë për Kosovën në 15-vjetorin e pavarësisë së saj.
Të premten, ai e ka publikuar në rrjetin social Facebook një video përkrah reporteres se njohur të CNN, Christiane Amanpour, për të uruar 17 shkurtin.
“Me legjendën e CNN dhe reporteren e paharrueshme të luftës së Kosovës, Christiane Amanpour, një urim për pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar kryeministri shqiptar.
Christine Amanpour ka raportuar për median prestigjioze në kohën kur Kosova ishte në luftë.
Urimi i kryeministrit Rama me reporteren Amanpour është realizuar gjatë punimeve të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, e cila i ka filluar punimet të premten.
Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka udhëtuar të premten për në Mynih.
Në Konferencën e Sigurisë në Mynih marrin pjesë 40 krerë shtetesh dhe qeverish nga mbarë bota.
(r.m.)