Intervistë e Kryeministrit Edi Rama për “🔴 CNN – Në Amanpour Show” me gazetaren Bianna Golodryga
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetaren Bianna Golodryga, në ‘Amanpour Show’ – CNN, lidhur me strehimin e afganëve në vendin tonë.
Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria duhet t’i jepte strehim dhe besim refugjatëve në këtë kohë krize. Kryeministri kritikoi një pjesë të vendeve të NATO-s, që nuk po shkojnë në këtë drejtim, pra pranimit të afganëve. Më tej, ai u shpreh se në Afganistan nuk ka shqiptarë që presin që të largohen.
Pyetjes së gazetares se a mund të qëndrojnë në mënyrë të përhershme afganët në Shqipëri, Rama iu përgjigj pozitivisht, duke thënë se është në dorën e tyre një gjë e tillë.
Ai ka deklaruar se vendi ynë do të pres rreth 4000 afganë që do të vijnë të ndarë fillimisht 2000 dhe më pas 2000 të tjerë.
“Dua të përsëris atë që kam thënë disa herë, ka të bëjë me atë që ne jemi, me të qenit anëtare e NATO-s dhe përmbushjen e përgjegjësive. Kemi bërë përpara sepse kjo është historia jonë. Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që ka pasur hebrenj. Është kështu sepse në fund të fundit i detyrohemi fëmijëve tanë.
Jo nuk ka shqiptarë në Afganistan. Jemi gati të mirëpresim afganët që besuan te ne si NATO , që punuan me ne dhe që ne nuk mund të mos i ndihmojmë ndërkohë që rrezikojnë të vdesin.
Nuk jemi në kohën për të ngritur çështjet që duhet ngritur dhe të gjejmë përgjigjet që duhen gjetur për të ardhmen e organizatës. Kjo është koha për të menduar për ata që gjenden midis jetës dhe vdekjes. Shqipëria nuk është nga vendet e pasura, por kemi në kujtesë dhe besojmë që është në nderin e anëtarëve të NATO-s dhe të gjithë kësaj bashkësie vendesh që mbrojnë vlerat që ne qëndrojmë, në të kundërt rrezikon që NATO të zbehet në sytë e botës që kërkojnë liri, trajtim të barabartë për gratë dhe jo vetëm NATO-ja por edhe kjo pjesë e jona e botës bazohet në këto parime.
Është shumë e qartë, jemi sfiduar në një mënyrë të tillë si nuk jemi sfiduar më parë. Jo nga një kundërshtar apo nga një forcë kundër nesh, por nga vetja jonë, sfidohemi ose të qëndrojmë për atë çka i themi botës që jemi. Ky është një objektiv i madh që nuk mund të dështojmë.
Jemi vend i vogël por nuk ka rëndësi s’ka të bëjë me madhësinë, me pasurinë, me forcën por ka të bëjë me atë çka ne jemi. Ne kemi përjetuar luftën, kemi parë 500 mijë refugjatë lufte që lëvizin nga Kosova në tokën tonë. Ne ishim në gjendje financiare të vështirë sa ç’jemi sot, pritja e 500 mijë njerëzve në një popull me tre milionë banorë nuk na bëri të vdisnim urie, por më të pasur moralisht.
Ne ishim të parët që dolëm e thamë se jemi të gatshëm të presim njerëzit që kanë punuar me ne. Për momentin po punojmë ngushtë me një sërë organizatash amerikane për listat që po na sjellin dhe ndërkohë që flasim mund të numërojmë rreth 2000 të listuar dhe 2000 të tjerë për të cilët po punojmë për t’i mirpritur. Do të ketë rreth 4000″, tha Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/242997681051448/