Tiranë, 21 janar 2022 – Kreministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka kujtuar Presidentin Hisotrik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes.
Rama, në dedikimin e tij në Facebook, e ka cilësuar Rugovën si udhëheqësin më atipik ndër udhëheqësit e shquar të historisë së shqiptarëve. Ai ka theksuar se, me kalimin e viteve, ylli i Rugovës ngritet më lart në qiellin qiellin e kujtesës kombëtare të shqitarëve.
“… në çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare”, thekson Rama, në dedikimin e tij.
Dedikimi i Ramës për Ibrahim Rugovën:
Në këtë ditë të ngarkuar emocionale të vitit, kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më atipik ndër të shquarit e historisë sonë, presidentin e parë të shtetit tjetër të pavarur të shqiptarëve, Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare.
(r.m.)