Munih, 16 shkurt 2025 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e cilësoi zgjedhjen e Donald Trumpit për president të Shteteve të Bashkuara si “aktin më bnujar të Zotit” për Evropën.
Në Konferencën e Sigurisë në Munih, Rama theksoi se Evropa tani ka një shans të madh që “të zgjohet” .
“Zgjedhja e Trump është akti më bujar i Zotit kundrejt BE për t’i dhënë Europës një shans të madh të zgjohet dhe Europa duhet të mos jetë kaq vetëreferente së pari. Kisha një debat dje me një mik gjerman në panel kur tha se ministrat e jashtëm të Francës dhe Gjermanisë shkuan në Sirti dhe u thanë nëse bëni këtë do ë jemi miq, jo ne duhet të jemi miq edhe me ata që mendojnë ndryshe”, tha ai.
Rama tha se Evropa duhet të mendojë si për fuqinë dhe konkurueshmërinë.
“Europa duhet të mendojë si për fuqinë ashtu edhe për konkurrueshmërinë. Nëse nuk arrijmë të konkurojmë ekonomikisht nuk mund të bëjmë asgjë”, theksoi ai.
Kryeministri i Shqipërisë bëri thirrje për investime në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar si “tokë mundësish” për investitorët nga Evropa.
“Ballkani Perëndimor është një tokë mundësish për investime dhe për të gjitha kompanitë teknologjike që të mos largohen nga Evropa, duke qenë se nuk mund të investojnë sepse është e mbi rregulluar, por të vijnë në Ballkanin Perëndimor, të shkojnë në pjesë të tjera të Kontinentit dhe t’i sjellin dividendet e tyre në shtëpi, në vend që t’i lënë paratë jashtë kontinentit”, u shpreh ai.
(r.m.)