Rashiq: Lista Serbe po punon për bojkotimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit

Prishtinë, 29 shtator 2024 – Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka paralajmëruar mundësinë që Lista Serbe, partias më e madhe e serbëve të Kosovës që kontrollohet nga Beogradi zyrtar, të ftojë votuesit serbë në Kosovë t’I bojkotojnë edhe zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Rashiq ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të menjëhershme në katër klomunat veriore të Kosovës, siç ka kërkuar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për është ligjërisht e pamundur, gjë që mund të jetë pretekst që serbët t’i bojkotojnë edhe zgjedhjet e përgjithshme.

“Konsideroj që ajo kërkesë, të them kështu, në njëfarë mënyre do të dramatizohet, prandaj pres që disa grupacione politike, në veçanti nga Lista Serbe, mund të shpallin ndonjë formë të mospjesëmarrjes në procesin zgjedhor. Se a do të ndodhë kjo vetëm në një pjesë të Kosovës apo në tërë territorin e saj, është diçka që do ta shohim në të ardhmen”, ka deklaruar ai, transmeton Telegrafi.

Rashiq ka thënë se tash për tash nuk mund të jape më shumë detaje, pasi nuk.

“Ju kërkoj falje, por është ende herët. Ende nuk e dijmë saktësisht se çka planifikojnë ata, por ajo që e dijmë këtë moment është se ata me siguri do të jenë destruktivë”, ka deklaruar ai.

Vitin e kaluar, Lista Serbe u kishte bërë thirrje serbëve që t’I bojkotonin zgjedhjet lokalke në katër komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe (Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Leposaviqir dhe Zubin Potokut) me udhëzimet e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Bojkjoti i serbëve bëri që kryetarë të këtyre katër komunave të zgjidhen kandidatët e subjekteve politike shqiptare, ndonëse ata paten fituarf numër të papërfillshëm votash. Por, kur kryetarët shqiptarë u futën në zyrat e komunave për të ushtruar detyrat e tyre, grupe të organizuara të serbëve protestuan ashpër, madhe edhe ushtruan dhunë ndaj policisë së Kosovës dhe ndaj pjesëtarëve të KFOR-it që morën nën mbrojtje ndërtesat e komunave, si edhe ndaj gazetarëve që po raportonin për tensionet dhe dhunën në këtë pjesë të Kosovës.

Lista Serbe është pjesë e Kuvendit të Kosovës, por depoutetët e saj vazhdojnë të bojkotojnë punën e Kuvendit. Ata paraqiten në Kuvend vetëm një here në gjashtë muaj, në mënyrë që të mos e humbikn mandatin e deputetit dhe, rrjedhimisht, pagat dhe privilegjet tjera.

Sipas dispozitave ligjore në fuqi, deputetët e Kuvendit të Kosovës e humbin mandatin në qoftë se mungojnë më gjatë se 6 muaj në seancat plenare dhe në komisionet parlamentare.

(r.m.)