Shkruar nga Kozeta Turishta
Historitë e suksesit të shqiptarëve nëpër botë nuk janë të pakta dhe këtë herë do sjellim një histori të Ravesa Bajos, e cila me suksesin e saj bën krenar çdo shqiptar. Një vajzë e re me endrra të mëdha, me një bukuri tipike mesdhetare dhe inteligjente, e cila vjen nga një familje intelektuale. Ravesa rrugëtimin e saj të deritanishëm i’a dedikon prindërve, veçanërisht të atit të saj Hasan Bajo, një emër i njohur i letërsisë shqipe, ku ka sjellë dhe ai vetë vepra dhe botime në treg për lexuesit.
Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që i është dashur të përballet personalisht ajo dhe familja e saj nuk kanë qënë aspak të lehta, sepse Ravesa i ka mbijetuar trazirave civile të vitit 1997 në Shqipëri dhe të ndikuar personalisht nga lufta civile, Ravesa dhe familja e saj u pranuan në Paris, Francë me azil politik. Ndersa në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, ajo emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe ndoqi Universitetin “John Jay”, si pjesë e sistemit të Universitetit të qytetit të Nju Jorkut, dhe u diplomua me një diplomë Bachelor të Arteve në degën Shkenca Politike. Ravesa Bajo, në muajin shkurt 2022, emërohet Drejtoreshë Ekzekutive e Iniciativave Politike dhe Projekteve Speciale për Zyrën e Kryetarit të Bashkisë për Çështjen e Imigrantëve.
Një shqiptare që është pjesë e kabinetit të Bashkisë së Nju-Jorkut, ku i janë besuar projekte kryesore për të ofruar shërbime kritike për popullsinë prej 3 milion emigrantësh dhe refugjatësh dhe promovon integrimin në jetën qytetare, ekonomike dhe kulturore të qytetit të Nju Jorkut. Më parë, Ravesa shërbeu si Këshilltare e Lartë e Politikave për Zëvendës Kryetarin e Bashkisë për Operacionet në Zyrën e Kryetarit të Qytetit të Nju Jorkut, duke mbikëqyrur agjensitë kryesore të qytetit që mbulojnë shërbimet thelbësore ditore për 8.8 milion Nju Jorkez, duke u fokusuar që nga marsi 2020 në koordinimin e reagimit emergjent të qytetit të Nju Jorkut ndaj pandemisë COVID-19. Për më tepër, Ravesa ka udhëhequr një portofol iniciativash me ndikim në fushat e mundësive ekonomike, barazisë arsimore dhe reformës së imigracionit. Ravesa ka mbrojtur gjithashtu riintegrimin e suksesshëm të të rinjve të përfshirë në sistemin e qytetit të Nju Jorkut, ka punuar në edukimin dhe fuqizimin e studentëve të paprivilegjuar në South Side dhe West Side Chicago, si dhe ka kryer kërkime ligjore në fushat e identifikimit të dëshmitarëve dhe aksesit në testimin e ADN-së në çështje gjyqësore per dënimin me vdekje në SHBA.