Tiranë, 9 maj 2021 – Qendra Spitalore Universitare në Tiranë ka reaguar për rastin e vdekjes së tre pjesëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani.
Në komunikatën e lëshuar nga kjo qendër thuhet se tre të ndjerët kanë mbërritur të enjtem paradite në gjendje të rëndë shëndetësore, me diagnozën “intoksikacion nga kërpudha”. Fillimisht, ata janë hospitalizuar në Shërbimin e Toksikologjisë, por në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre është përkeqësuar, janë trasferuar në Shërbimin e Reanimacionit Qendor.
Fillimisht ka ndërruar jetë Ilfete Haliti, 78 vjeçare dhe një ditë më vonë kanë ndërruar jetë edhe bashkëshortët Afrim e Ferzinaze Haliti, përkatësisht 56 dhe 47 vjeçe.
“Paraditen e dt. 06.05.2021 në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme QSUNT, pacientët I. H mosha 78 vjec, A. H mosha 56 vjec dhe F. H mosha 47 vjec, janë paraqitur me ambulancë, me diagnozë “intoksikacion nga kërpudha. Gjendja e pacientëve paraqitej e rëndë.
Pasi i jane kryer gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve mjekesore te urgjences dhe jane hospitalizuar fillimisht ne Shërbimin e Toksikologjisë dhe pas dhe në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua u trasferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor. Pavaresisht perpjekjeve te mjekeve, ata kanë ndërruar jetë pranë ketij sherbimi: pacientja I. H dt 06.05.2021, pacienti A. H ne dt. 07.05.2021 dhe pacientja F. H ne dt. 08.05.2021”, thuhet në komunikatë.
Ky reagim i QSUT vjen pas kritikave të familjes Haliti lidhurme trajtimin e tre familjarëve tashmë të ndjerë në këtë qendër.
(r.m.)