Recension: Libër studimor me një kompetencë të veçantë dhe të plotë shkencore, historike e letrare

Shkruan: Lekë Mrijaj

(Një falenderim i posaçëm ecën për mikun tim të shtrenjt, dom Lenc Sopin, i cili më dhuroi librin: “Shqiptarët Kelmendas në Hrtkovc e Nikinç” (1737-1997), të autorit, dom Frok Zefiq)

Dom Frrok Zefiq, me plot guxim dhe kompetencë të madhe shkencore zgjedh për hulumtim dhe analizë një periudhë të caktuar interesante për fisin e kelmendasve (Peshterit e Rugovës) tanë shqiptar dhe levizjet e tyre të njëpasnjëshme ndër epokë të ndryshme nga Kelmendi e deri në Hrtkovc e Nikinç, nisur nga epoka otomane e vitit 1737 deri në ditët e sotme pikërisht deri në vitin 1997. Është një libër studimor i konceptuar shumë mirë në mënyrë profesionale, ortografike e gjuhësore, libër i cili paraqet një enciklopedi në vete me vlerë, me përplot burime faktike arkivore dhe hulumtuese (me referenca-fusnota). Pikërisht në libër ka të ilustruara edhe fotografi të ndryshme tradicionale, zakonore, kombëtare e kulturore të cilat në mënyrë analitike e pasqyrojnë bindshëm jetën dhe veprimtarinë e kelmendasve shqiptarë të Kelmendit, të cilët ishin Grigjë e Prelatit, imz. Mikel Sumës, arqipeshkëv i Shkupit.

Në parahyrje e hyrje të librit gjejmë një foto të ilustruar me veshje tradicionale kelmendase e gravuar nga bakri e vitit 1782, që është punim i Ivan Dukmeniqit. Në parathënien e librit janë vënë fjalët lapidarë nga autori, i cili veq tjerash thotë se: “Shqiptarët janë popull autokton të ballkanit e që janë pasardhës të Ilirëve të lashtë, ku gjurmet e tyre janë të pranishme në secilin vend njëkohësisht edhe në gjuhën e sotme shqipe përfshirë edhe në karakteristikat të tjera fizionomike e shumdimensionale”. Autori në fjalë përmend edhe shpernguljët e njëpasnjëshme të shqiptarve duke filluar dyndjet otomane pikërisht nga viti 1437 deri 1744 dhe një grup tjetër shqiptarësh në Hungari aty në vitin 1690. Madje shumë shqiptarë sistemohen edhe në Arbnesh të Zarës (Shuflaj) nga arqipeshkëvi, Vinçenc Zmajeviç nga viti 1723-1727. Sipas autorit të librit, shqiptarë të tjerë kelmendas gjejmë edhe në Bullgari në vendbanimet Çiprovac, Kopilovac dhe Zhelezna, bazuar në të gjeturat kishtare të vitit 1640, të cilët si popull i kishin famullitarët e tyre që ishin françeskan (kishës katolike apostolike shqiptare) në mes tyre dallohet, At’ Nikoll Kabashi sipas dokumentit këtë françeskan edhe e quajnë At’ Nikoll Shqiptari (Fermendzhin). Për të dëshmuar autoktoninë dhe levizjet e pandërprera të shqiptarëve nga trojet e tyre autori i librit, studiuesi don Frrok Zefiq, ka argumentuar shumë teza hulumtuese mbi traditën, folklorin, gjuhën, fenë dhe në përgjithësi trashëgiminë kulturore të familjeve të fisit kelmendas dhe të tjerëve gjithandej vendbanimëve të tyre si në Hertokvc e Nikinc nga 1737-1997 ndaj autori librin “Shqiptarët Kelmendas në Hrtkovc e Nikinç” 1737-1997 ka konceptuar në 235 faqe dhe të ndarë veq e veq në 28 pjesë të saja me shumë në/ndarje të tjera përcjellëse.

Në pjesën e parë, autori me punën e tij hulumtuese jep fakte për emrin dhe prejardhjën e fisit të Kelmendëve, qe në gjuhën latine dmth. Clementini ose Clementin sipas emrit personal Clemens. Historianët serb, sipas variantit lindor emrin e këtij fisi e shkruajn Klimenti ose Klimente ndërsa te kroatët ky emër shqiptohët Klement dmth. Klementici.

Në objektiv pjesa e dytë e librit përfshinë tërësinë e materialit hulumtues të autorit të librit, i cili këtë libër studimor e filloi me historikun e kelmendasve të cilët në kohën e okupimit turk jetonin në Malësin e Madhe, në çrast edhe sot e kësaj dite akoma jetojn edhe pjesa tjetër e mbetur të cilët janë pjesë gjeneologjike e fisit të tyre tashme të islamizuar (kelmendasve) të cilët në shek XVI-XVII, u ngritën në luftë kunder pushtuesit turk gjë qe e tërë Malësija e Madhe u përfshi në flakë. Për sukseset tjera të kelmendasve sipas autorit Zefiq, flet regjistri i Sangjakut të Shkodrës i 5 marsit të vitit 1497, që do të thotë se sipas atij regjistri Kelmendi apo në tersi kjo pjesë i takonte Sangjakut të Shkodrës (ku perfshiheshin fshati Liqen, fshati e vllaznia Gjonaj, lagja Selce, lagja Shpaja , lagja Lleshaj, fshati Muriq etj). (f. 7). Pikërisht flasin edhe shumë dokumente tjera analitike për kelmendasit të cilët e refuzonin pushtuesin turk dhe traditat e tyre. Kjo qartasi argumentohet ne Relaten e imz. Marin Bicit, arqipeshkëv i Tivarit, i cili me 11 dhjetor 1618, i shkruan Kongregatës së Koncilit duke e pershkruar jetën e pergjithshme të banorëve të cilët i perkasin besimit katolik që janë të fisit Kelmend (Grudë, Grisë, Kastrat, Kuq, Sobrel dhe Shkrel) gjë qe edhe Millan Shuflaj thotë se në vitin 1614, fiset veriore në mesin e tyre edhe kelmendasit në mesin e tyre kishin në total 650 luftetarë të cilët me betim (me Vojvodat e Malazez, Polica dhe Lika me 11 nëntor 1620 u bashkuan me ndihmën e Spanjollëve e Papës) vendosën lidhje reciproke në mbrojtje kundrejt turqve… (f. 9).  Fisi Kelmendas në vitin 1689, përafrohën me austriaket fal ndermjetësimit të dom Toma Raspasanoviq të cilët njē vit me vonē sulmohen nga pashai i Pejës Hodaverdi Muhametbegun i cili depertoi në drejtim të Ulqinit dhe Tivarit duke i vrarë, nënshtruar dhe duke i dëbuar kelmendasit në Malësin e Madhe gjë qe me 25 nëntor 1700, i kishte reaguar Kongregatës, imzot Pjetër Karagiqi ipeshkëv i Pultit e administrator i arqipeshkëvisë së Shkupit. Për veprimtarin e grigjës së tyre Peshterasve dhe të tjerëve në Serbi kanë shkruar edhe ar’ Egjedie d’Armend. Me detaje të tjera përshkruese si zanafillë në këtë pjesë të këtij kapitulli të dytë kanë levizjet e përpjekjet gjithëperfshirëse titanike të fisnikëve, prelat e klerikë të kishës katolikë dhe apostolike, duke vequar një prelat kroat me vlera multidimensionale, imzot Vinçenc Zmajeviç, dhe të tjerët me radhë si at’ Anton Montemuro (me një letër dergua me 15 korrik 1709, propozon Kongregatës për përhapjen e fesë, që në Rugovë jetojnë 600 Kelmendas katolik shqiptarë dhe të ndertojnë një famulli françeskane e që është ndertuar me leje të orhaneve turke, at’ Josip Galbiabe, Paskal Bresha, at’ Karl Belagje, at’ Rafael Kamon nga Napoli, at’ Ilario Montefortino, Jeronim Buqa, at’ Pjetër Vukovari (vdiq nga mundimet që ju bënë nga pushtuesi turk) at’ Egjidije Kvinko etj., të cilët siq e potencova janë personifikuar përmes, imzot Vinçenc Zmajeviç, edhe pse ishte kroat vertetë ishte një personalitet i shquar kishtar me të gjitha virtytet e vlerat misionarike e njerëzore i cili përherë është kujdesë për telashet e kelmendasve e peshterasve që bëheshin nga perandoria otomane që do të thotë për gjithqka i’u referohej organëve të Kongregatës në Selin e Shenjtë duke filluar nga 22 gusht 1707, 14 nëntor 1707, 14 shtator 1710, 26 dhe 28 shkurt 1711… pra për ti njoftuar për kataklizmat e tyre të shkaktuara nga sundimtari otoman etj. (f. 11-19). I vendosur mbi një bazament mjaft të fuqishëm hulumtues e argumentues, në pjesën e tretë të kësaj vepre, autori Zefiq ka trajtuar Kelmendasit e Peshterit dhe të Rugovës bazuar nga kronikat e arqipeshkëve të Shkupit të vitit 1629, tregojnë se kelmendasit kanë jetuar në Malësisë së madhe ku ishin 360 shtëpi dhe se nuk e njihnin pushtuesin turk. Në vitin 1650 filloi ardhja e françeskanëve nga Italia (at’ Bernardini nga Verona apo Apostulli i Kodrave) për vazhduar jetën pastorale. Siq raporton nga dokumentet hulumtuese sipas imz. Pjetër Bogadanit, i pershkruan kelmendasit si trima të cilët luftonin kundrejt otomanëve dhe se jetonin një jetë mesjetare… imzot Pjetër Bogdani, me 18 tetor 1680, viziton fshatrat Jabllanicë e Epërme dhe të Poshtme pikërisht aty ku nis Drini i Bardhë pikërisht mu në atë kohë kur kelmendasit ishin ballafaquar dhe kishin vrarë 120 turq duke ua marr edhe 200 kuaj nga të cilët 60 ishin të stolisur me argjend e flori që ishin pronë e pushtuesve të zyrtarve të lartë pikërisht ua morën edhe 12000 dele dhe 700 lopë gjë qe në kunderpergjigjeje nga ai çast turqit filluan të debonin kelmendasit dhe dy priftërinjt e tyre (at’Antoni nga Montemuro dhe tjetrin të të cilit nuk i dihet emri) për në Peshter e Rugovë. Ndaj edhe për këtë me 1737-1739 reaguan në Kongregat pikërisht në Romë, Arqipeshkëvi Shkupit imzot Pjetër Karagiqi dhe imzot Mikel Suma të cilët e pershkruajn jetën dhe levizjet e kelmendasve, përndjekjet, torturat ndaj tyre e misionarve shpirtëror ndaj edhe pikë për pikë e permend në shifra numrin e kelmendasve dhe emrat e famullitarve dhe përndjekjet e tyre nga Malësia në vitin 1793, flet imzot Mikel Suma në dokumentin e vitit 1740. (f. 20-24). Në pjesën e katërt të librit me radhë trajtohet kryengritja kundër turqve lindja, shkollimi dhe aktiviteti i pergjithshëm misionarik e baritor i arqipeshkëvit të Shkupit, imzot Mikel Suma si dhe janë të ilustruara edhe Dekreti papnor mbi të cilin Mikel Suma, emëroher arqipeshkëv i Shkupit, Osjek, kisha françeskane, raporti i imzot Mikel Sumës, për ikjen e kelmendasve nga Peshteri për në viset austriake me 6 prill 1739, Beograd si dhe busta dhe epitafi i arqipeshkëvit të Shkupit, imzot Mikel Sumës në kishën françeskane në Osijek. (f. 25-31). Nga ana tjetër, pikërisht në të pestën pjesë të librit, lexuar e shijuar kujdesshëm librin “Shqiptarët Kelmendas në Hrtkovc e Nikinç” (1737-1997), shohim qartë kryengritjet, levizjet dhe vëndosjet e kelmendasve në Srem. Me 19 korrik 1737, nga shtabi i tij në Teshnicë të Nishit, feldmarshali austriak Sekendorf, i ftoi në kryengritje kunder turqve të gjithë të krishterët, katolikë e ortodokës. Nga katolikët ishin të pranishëm në Nish ishin Bic Vata, kelmendasv i Shpajës, Gjol Pjetri i Hotit, Gjon Martini i Grudës të cilët u zotuan se do të marrin pjesë në kryengritje kunder turqve, me ushtarët e tyre ndërsa nga pjesa tjetër ortodokëse ishte patriarku Shakabenta me prijësit e fisëve, Vasojeviq, Kuqi, Piperi, Bratonozhiq. Me 19 korrrik u nis në drejtim të Novi Pazarit koloneli austriak Lentul ku kelmendasit i kerkuan nga ai një mbeshtetje prej 50 kolorës për tu parē se e kanë mbeshtetjen e Perandorisë duke ju premtuar mbeshtetje e lënë peng në shenjë besimi katër pengj. Argumenton e Arqipeshkëvit Suma i cili në relatën e tij derguar Kongregatës me 6 prill 1739 njofton se nga Beogradi me është dashur të ikin edhe misionarët e Peshterit, kapelanisë së Novi Pazarit. Vëndosja e Kelmendasve në Srem është bërë nëntori 1737 përtej Savës, s’bashku me ushtrinë austriake kaloi edhe milicia serbe ku me ta kaluan edhe dy qeta të kelmendasve me udhëheqësit e tyre shqiptarë, Dedën (ky kapedan pa leje e mori fshatin Nikinc gjysmën e Shapinës dhe Beradincës me 1 nëntor 1737)dhe Vatën ( mori fshatrat Mishkovc, Keveshinc, Jurjevc) nën komandën e Knjazit të Vllashkës së vjetër Anastazije Rashkovi. Kelmendasit siq e kemi thenë sipër pra kanë jetuar në varfëri të cilët kanë arritur në Petrovaradin me 1740 ku ju konfiskuan disa dele të cilët u ankuan tek autoritet e Komores ku siq thonë si refugjat nga Serbia kanë pasaportën nga ghenerali Vallis të cilët me 15 maj 1742 administrata e Osijekut filloi me strehimin e kelmendasve në pronat e Mitrovicës duke ju caktuar pronat ku mund ta shohim edhe në dokumentin e iliustruar në faqe 38, dokument i vitit 1740 mbi vëndosjen e Kelmendasve nga Rugova në Mitrovicën e Nikincit të Sremit.(f. 32-39). Misionin e kelmendasve rugovian (Shpaja, Bogaj…) në Hertkovas e Srem në pjesën e gjashtë e shohim nga 1737-1739 si dhe përgjithësisht të tërë kryengritjen e tyre, ishte organizator kryesor, imzot Mikel Suma si dhe at’ Donatin nga Trenta pikërisht në këtë pjesë të librit i shohim edhe dokumentet e ilustruara fragmente nga letra e nënoficierve kelmendas të cilët angazhoheshin për qendrimin e at’ Leonardit në misionin e Hertkovcit, të vitit 1742, si dhe ndalimin e emrave kombëtar shqiptarë të vitit 1746 e një foto të famullisë së shën Kelmendit në Hertkovc. (f. 40-52). Në pjesën e shtatë i shohim se si autori në librin e tij ka trajtuar Relatat Kanonike të Ipeshkëve të Sremit për misionin Kelmendas të Hrtkovcit duke filluar nga Relatat kanonike të Ladislav Szörenyijt (1733-1749), raportin e ipeshkvit Nikoll Josip Gjivoviq 1752-1762, Relatat kanonike të ipeshkvit Ivan Paksi 1762-1771, Relatët kanonike të vitit 1764, Relata kanonike e vitit 1768 etj. Islamizimin e Peshterit dhe Rugovës e shohim pas vitit 1737 në pjesën e tetë të librit ndaj edhe paqitet qartë dekleratat e ipeshkëve të Shkupit pikërisht në vitin 1747 ishte imzot Gjon Nikoll Kazazi i cili shkruante: “… Françeskanet drejtonin misionin në Rugovë ku ishre edhe një prift nga Maqedonia. Me 1737 është shkatërruar edhe misioni dhe bashkësia e Peshteri, tani e tutje kanë filluar të mblidhën katolikët të cilët nuk kanë famullitar.”. Me 1750 Nikoll Kazazi, lajmëron Romën duke thënë se në Rugovë sherben një françeskan. Me vonë raportojnë edhe imzot Tom Tomaj, Arqipeshkëv i ri. Romës i shkruajn edhe don Gjon Logoreci, famullitar në Pejë, don Ambrozio Bosko, imzot Matej Mazreku. Të angazhuar në si famullitar në Rugovë ishin, at’ Zef Maria, at’ Bonaventura Pasi, don Pal Zogaj, don Ndre Krasniqi, don Zef Berisha, don Gjon Berisha etj. (f. 65-67). Në pjesën e nëntë apo kjo pjesë e librit trajton misionin Kelmendas nē ipeshkvinë e Gjakovës dhe Sremit në çrast këtu shohim kur Papa Klementi XVI në vitin 1773 i bashkon të dy ipeshkvit atë të Sremit e Bosnjës dhe quhën ipeshkvia e Gjakovës apo e Bosnjës dhe Sremit ku ipeshkëv i ri ishte emëruar, imzot Matej Fran Krtica i cili veq tjerash në ditarin e tij të 10 qershorit 1774, si dhe në vitin 1777, 1781, shkruan pergjigjet në disa pika të Relatës kanonike të vitit 1781 si dhe i lenë në shifra krezmimet kelmendasve të dyja gjinive. Në fund të kësaj pjese të ilustruar në libër është shumë intresant të shohim edhe letrën e at’ Kandidit nga Gjenova, misionar i kelmendasve në Srem, derguar kardinalit prefkt të Kongregatës, me të cilin ky prelat kërkon libra në gjuhën shqipe, me 5. X.1772 (SRC, UNGHERIA, vol. 6 f.272). Misionarët e misionit kelmendas nē Srem dhe letrat e tyre i shohim të skalitura nē pjesën e dhjetë të librit njëkohësisht edhe misionarët e Hrtkovcit ( at’ Domeniku nga Grada Pieva, at’ Bonavera Proguri, at’ Joakim Magadino, at’ Mikel Anisi, at’ Kolumbani, at’ Pjetër Pali, at’ Pjetri nga Valle Santa, at’ Pacifik Bargadusi, at’ Antoni nga Bovesa, at’ Jeronim Purus, at’ Pal Idelfonso, at’ Bernardini nga Kutiluana, at’ Gjan Pellegrino, at’ Kllaudije nga Gjenova, at’ Gurguri nga Milano, at’ Karli nga Pavija, at’ Livljo nga Bolonja si dhe famullia e dha edhe një bir të tij vëndas shqiptar, priftin dioqezan dom Anton Maleta), dhe Nikincit (mbeshetur në librat amzë ishin: at’ Pjetri nga Areca, at’ Fran Antoni, at’ Klementi, at’ Frana nga Laura, at’ Antoni nga Ravellisa, at’ Matej nga Bono Albergo, at’ Fran Antoni nga Bovesa, at’ Gjan Pellegrino etj…). Pothuajse të gjithë këta françeskan ju kanë referuar Kongregatës për rrjedhën e pergjithshme të dioçezave e famullive të tyre ndaj po i veqoj disa: me 2 prill 1742, at’ Leonardi nga Kastellucja , me 3 shtator 1762, at’ Pjetër Maria etj. Pjesa e dhjetë trajton dom Pal Zogaj, nga fshati Zogaj i Gjakovës, i cili sipas deshmive, kishte qënë një personalitet jo vetëm i përmasave kombëtare e fetare për sa iu përket kontributeve të tij jo vetëm për fenë, por edhe për dijen, ndërgjegjësimin kombëtar të pasuesve, dijen, kulturën dhe gjuhen shqipe. Ai, me rekomandimin e imzot Nikoll Kazazit u regjistrua në kolegjin Urbanian në Romë. Me 20 shtator 1752 dha betimin e tij me këto fjalë: “Deshmoj se jam Pal Bria nga Zogaj” ndaj edhe gjithëherë thoshte se jam Pal Brija (ipeshkvia e Shkodrës ). U shugurua në qershor 1760 nga Arqipeshkëvi i Shkupit, Matej Mazreku e Matej Bosha. Sherbeu si meshtar në Janjevë, Prizren e Pejë te dom Gjon Logoreci për të mbuluar Rugovën e Peshterin. Ka studiuar filozofin, teologjinë si dhe ka shkruar gramatikën e gjuhës shqipe. Në pjesën e dymbdhjetë shprehën mospajtimet në mes klerit e kelmendasve të Sremit. Mospajtimet ishin sepse at’ Karli nga Pavija(i akuzuar edhe për spiunazh) dhe disa të tjerë nuk deshironin ti pagëzimonin fëmijët kelmendas me ujë “… unë të pagëzoj në emër të Atit eTbirit ….” në gjuhën shqipe por në gjuhën kroate.  Në pjesën e trembdhjetë veq tjerash i gjejmë se kush janë shqiptaret kelmendas nga burimet të ndryshme austriake. Kështu qe sipas at’ Fran Antoni nga Bovesa i cili thotë se të ashtuquajturit kelmendas kanë prejardhjen prej një personi tē quajtur kelmend nga fshatrat Nikqi, Bronja dhe Bogaj të Rugovës së Kosovës ndersa Selca dhe Vukli janë fshatra të Shkodrës të cilët i kanë edhe kishat e tyre në fqinjësi kanë edhe fshatrat të tjera si Grudën, Triepshin, Hotin, Kastratin… etj. Pergaditjet dhe shkuarjën e të rinjëve shqiptar në shkollim në gjuhën latine ndaj në pjesën e katërmbdhjetë, veq tjerash i gjëjmë shqiptaret me këta emra nga Nikinci (1. Korporali Nikoll Vuksani, djali i tij Nik Nikolla Nika, 14 vjeqar, 2. Korporali Marash Pali, djali i tij Gjelosh Karli Marasi , 13 vjeqar, 3. Jubilirter Korporal Maras Prenlija, djali i tij Drely (Andria) Marasi, 11 vjeqar, 4. Lekë Vata, djali i tij Uka(Eolfhang) 14 vjeqar, 5. Stak Prenlja djali i tij Prenli (Petar) Staka 11 vjeqar, 6. Lekë Ujkas Papaj, djali i tij Martin Leka, 11 vjeqar) ndërsa nga Hrtkovci (1. Stak Deda, djali i tij 11 vjeqar, Simoni, 2. Gjelosh Gega djali i tij 9 vjeqar, Karl Gjon Gega, 3. Tom Loshi, djali i tij 12 vjeqar, Jakob Toma, 4. Komandant Martin Mala, djali i tij Antoni 12 vjeqar, 5. Jetim Anton Maleta, 13 vjeqar, i adoptuar nga nëntogeri Dominik Maleta, 6. Vuy Dzaka, të dy djemt e tij Marku dhe Toma, 10 dhe 12 vjeqar, 7. Martin Vata, djali i Gjon Martinit 13 vjeqar, Ndre Prenlija, deshiron që biri i tij të studion letërsin) të cilët u vëndosën në Osijek në kazermë nën mbikqyrjen atit superior Jezuit… (f. 92-96). Pjesa e pesëmbdhjetë trajton institutin e vogël shqiptar në Osijek i cili ishte nën mbikqyrjën e e këshillit mbretëror luftarak nën mbikqyrjën e mbretëreshës Marija Tereza ndaj edhe me 30 maj 1769 në Petrovardini njoftohet për të zgjedhurit për të ndjekur shkollimin në gjuhën latine për të shërbyer si priftërinj ose françeskan… (f. 97-98). Arritjen e don Pal Zogajt në Osijek e shohim me 25 nëntor 1771, të cilin e kishin derguar në përhapje të fesë, pikërisht në pjesën e gjashtëmbdhjetë të librit në mes tjerash komanda kryesore e Sllavonisë i jep në perkujdesje shqiptarët e vegjël të cilët ndiqnin shkollimin e ulët te Jezuitet… (f.99-101). Don Pal Zogaj në Zagreb ishte perfekt i të rinjëve kelemendas në internatin greko katolik në Zagreb si dhe lutja e tij me 1775 për perandorinë në pjesën e shtatëmbdhjetë deri në pjesën njëzët e dy të këtij libri mund të mësohemi për lutjet e tija drejtuar perandori para katër vitesh. Lutje të bëra permes kardinalit, Alesandro Albanit, i cili e kishte lutur Kurijën e Romës dhe Kongregatën e Shenjtë për përhapjen e fesë që të dergoj një prift të aftë i cili e zotëron mirë gjuhën amëtare shqipe dhe që do të mund ti mësoj disa të rinjë kufitar shqiptar në fshatrat Hrtovc, Nikinc dhe Srem të quajtur Kelmendas të cilët ndjeknin shkollën fillore në Osijek ku edhe u caktua don Pal Zogaj i cili veq tjerash ishte ai i cili e kishte shkruar gramatikën gjuhës shqipe. Njëkohësisht shohim paknaqësit dhe përplasjet e don Palit me vladiken e Svidnices, Vasilije Bozhiqkoviq i cili kundershtonte gramatikën shqipe gje qe u analizua nga vikari i vladikës për Likën, Gavro Latkoviq i cili me 8 janar 1776 i cili deklaron se gramatika në fjalë nuk paraqet asnjë rrezik rreth moralit e fesë katolike…(f.102-116). Pjesa e librit njëzet e tre dhe katër trajton priftërinjët shqiptar të Hrtkovcit dhe Nikincit, e biografit e tyre, don. Anton Maleta (1755-1818) don Pjetër Mala(1768-1835), don Pal Gjota (1795-1855) si dhe oficier, nënoficier e ushtarët të shquar kelmendas, oficierin Lekë Deda nënoficierin Mala si dhe oficierët, Bakaj, Prela dhe Lukaj. Ndërsa në dokumentet e vitit 1769 gjejmë se në Gumpendorf për thirrje ushtarake pergaditën nipat e të ndjerit kapetan Deda si dhe vëllezërit Jozef (i shkolluar si kapetan i generallshtabit austriak e vozatues) e Martin Deda (i shkolluar e avancuar për shkak të sukseseve në Majne të Frankuftit në gradën e kolonelit) si dhe Nikë Nikaj (i quajtur Peko i graduar për guximin e tij dhe sukseset në gradën e kolonelit). (f. 117-129). Për jetën popullore, traditat kombëtare e fetare, shkollën, zakonet, kengët, vallet toponimët, martesat, moralin e kelmendasve si dhe veshjet kombëtaretë tyre (me foto të ilustruara si dhe emrat e tyre) e kelmendasve të Sremit mësohemi nga pjesa e njëzet e gjashtë deri në pjesën tridhjetë e një ku në këtë pjesë në liturgji e gjejmë edhe gjuhën shqipe sepse kelmendasit nuk e kuptonin asnjë fjalë të gjuhës latine (sipas Simeon Pishqeviqit) sepse nuk e kushin mësuar kurrë ndaj edhe fëmijët i pagëzonin me formulën: “Pr emnit attit, e Birit, e Spirit Sent” si dhe me lutjën Ati Ynë… (f. 130-168). Në këto pjesë të fundit të librit nga pjesa tridhjetë e një deri në pjesën e fundit të tridhjet e tetë, trajtohet njohja e gjuhës shqipe në Hertkovc dhe Nikinc (1900-1921), ankitektet, emrat dhe mbiemrat e kelmendasve, lidhjet e tyre me atdheun, lidhje të cilat edhe pse nuk ishin të shpeshta ato nuk shkëputëshin për asnjëherë. Është interesant të dihet se sipas një raporti të imzot Matej Mazreku, arqipeshkëv i Shkupit, thuhet se gjatë kohës së luftës Austro Turke në vitin 1737, më së 200 shtëpi shqiptare “di progenie Clementini” nga fisi Kelmend janë shpërngulur në Hungari si dhe duke kaluar nëpër Serbi 30 shtëpi të tjera u turqizuan dhe ikën në Turqi.

Vlen të potencohët se me 30 qershor 1971, famullinë kelmendase të Hertkovcit e vizitoi imzot Nikë Prela, ipeshkëv Shkup-Prizren me dom Gasper Gjinin, sekretar i tij si dhe intelektualin, prof. Zekeria Cana, të cilët u priten nga kelmendasit e famullitari, dom Ilia Martinoviq dhe vajza kelmendase Tereza Loshi. Imzot Nikë Prela, mbajti edhe një meshë në përkujtim historik për kelmendasit shqiptar. Ipeshkvi me grupin e tij vizitoi edhe Nikincin me 1 korrik 1971 me at rast u prit dhe u shtrua darkè e posaqme nga Milja Pakiq dhe Manda Manceta e lindur Mirkoviq ndaj edhe imzot Prela veq tjerash u shpreh me këto fjalë: “Me rastin e takimit tim të parë historik me pasardhësit e vëllezërve tanë të cilët ishin të detyruar ta lëshojnë atdheun e tyre, duke shprehur kënaqësin dhe gëzimin tim ndjej për obligim ti falenderohem për mikëpritje popullit fisnik kroat me deshirat më të përzemërta…” duke shkruar tekstin edhe në gjuhën shqipe.

Në perfundim në mes tjerash autori thotë se nuk e kam pershkruar në këtë libër se si ushtria serbe me 11 shtator 1914, i’a kishin vu zjarrin zyrës së famullisë në Hrtkovc ku u dogj edhe arkivi komplet i Misionit të famullisë ndërsa me granata e granatuan kishën e Shen Kelmendit. Gjithashtu autori thotë se e ka lëshuar disa raste to përshkruaj duke vequar rastin se si aleatet gjatë luftës së dytë botërore me bomba shkatërruan kishën e Shen Ndout në Nikinc si dhe nuk ka përmendur kelmendasit, dr. Nika Nikiq (avokat kelmendas në kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë ishte ministër), shkrimtarët, Mirosllav dhe Sllavko Magjer etj.  Studiuesi dom Frrok Zefiq, që është edhe studiues përmend Bashkësin Shqiptare në Republikën e Kroacisë e cila vëndosi ta botoi këtë libër me rastin e 800 vjetorit tē përmendjës së emrit të Osijekut, 300 vjetorit të lindjës së arqipeshkëvit të Shkupit, imzot Mikel Sumës dhe 260 vjetorit të ardhjës së shqiptarëve në këto troje. Kjo Bashkësi, në vitin 1996 ndau të hollat për punimin e bustit të arqipeshkëvit të Shkupit e cila është vëndosur në kishen françeskane te Shen Kryqi mbi varrin e arqipeshkëvit. Ndaj krejt në fund autori thotë se këtë libër ua kushton të gjithë bashkëkombësve të cilët flijuan jetën e tyre pēr Atdhe e Fe. Kam parasysh se ky libri: Shqiptarët Kelmendas në Hrtkovc e Nikinç” (1737-1997), të autorit, dom Frok Zefiq, do ti pasurojë lexuesit e studiuesit shqiptar të kategorive të ndryshme dhe ky libër studimor do t’ju shërbejë të gjithëve si nismë që të botohen libra të këtillë për institucionet tona gjithëperfshirëse.

Ndaj duke çmuar lart punën e tij studimore, lutem që autori i këtij libri, dom Frrok Zefiq, të ketë shëndet të mirë, mbarësi dhe suksese të tjera me prezantime të reja në punën e tij të mëtejme si në rrafshin misionarik fetar meshtarak njëashtu edhe në atë hulumtues e studimor. Suksese…