Shkruan Pertefe Leka
Krenaria kombëtare e publicistit të mirënjohur Zotit Frank Shkreli në një shkrim “ Edhe unë jam Çam”, më bën ta përforcoj për veten time këte refleksion, të cilën e kam shprehur nepërmjet disa shkrimeve duke e pasë si temë kryesore etninë shqiptare.Në së do të citohen disa shprehje të matura e të menduara thellë nga disa personalitete të ndritura të historisë dhe kulturës shqiptare për Çamërinë do të bashkohesh në një zë me gazetarin nga Shkreli së edhe “Unë jam Çam “
Këte të drejtë legjitime, na e ka vulosë shumë heret Shkodrani, atdhetari luftarak Pashko Vasa që e ngriti në Fe Shqiptarinë, të pranuar nga të gjitha Religjionet dhe nga të gjitha shtresat shoqërore. Vargjet e poemës “O moj Shqypni “ nuk u vjetëruan kurrë, kanë mbetur në kujtesën e gjithë brezave duke mbetur pasaportë e përjetshme për çdo shqiptar:
“Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë//
Gjithkund lshon dielli vap’ edhe rrezë/
/ Asht toka jonë, t’parët na e kanë lanë /
Kush mos na e preki, se desim t’ tanë “.
Por ajo që më ka dhënë siguri dhe besim ,që ta ruajmë të shenjtë identitetin tonë, ishte mbrojtja që bëri I Madhi Fishta me “testamentin politik “ në Konferencën e Paqës në Paris. Duke detajuar me vërtetësi historike së kush jemi dhe nga vijmë, ngriti zërin e drejtësisë për gjymtyrët e ndara të Atdheut që t’i bashkohen trungut të vet, duke vënë theksin për Kosovë e Çamëri.
“ Boçarët kanë qenë shqiptarë e shqip kanë folë e me trimni shqiptare kanë Luftue….Greqinë e kanë lirue…me pasë me pyet si dijetarë dhe jo si diplomat, kishte me jua vertetue edhe Venizellos vetë….Gj. Fishta
Po në një kohë me Fishten iu drejtua Konferencës së Paqës edhe një Zonjë Çame ,Lejla
Dino Ileri (1893-1966) Ishte e bija e Rasih Dinos, oratori kryesor, pjesëmarrës në
Konferencën e Londres dhe mbesa e Abedin Dinos një nga bashkëpunëtorët e Abdyl Frashërit në “Lidhjes e Prizrenit “. Ajo është e para grua shqiptare që i shkroi letër Kryetarit të
Konf.Paqës në Paris për çeshtjen shqiptare në emër të Komitetit të Gruas Shqiptare që kishte krijuar në Bruksel .(1 janar 1919, Albania).Ajo shfrytëzoi njohjen me Zonjën Edith Galt Wilson, ( Zonja e Presidentit Wilson ) për t’ju drejtuar simbolit të Paqës, Presidentit të Sh.B.A.,Woodrow Wilson :” “…Hidhërimet e tmerrshme dhe mizoria që nënat shqiptare, gratë dhe bijat duruan duke parë gjakun e të dhemshurve të tyre të rrokullohet në zgjedhën e shtypësve të huaj ,kanë natyrisht për të trionditur ndjenjat tuaja të larta njerëzore dhe sot do të na ndihmoni për të fituar lirinë tonë të dashur. Në këto çaste shtetet fqinj duan t’i aneksojnë vende të tokës sonë të dashur ose që të marrin prej nesh indipendencën tonë politike ….”
Kanë mbetur të gdhendura fjalët e ekuilibruara te dijetarës së famshme, Elena Gjika ,me origjine shqiptare,(nëna e saj ishte nga Çamëria), ,për qëndrimin e padrejtë të fqinjëve Sllav e Grekë në të gjitha kohërat:”Grekët duhet të mësohen, ta konsiderojnë Epirin për atë që është në realitet,domethenë të shohin në te toskërinë dhe cilido që do të orvatet të vendosë mbi fatin e shqiptarëve pa pëlqimin e tyre,shpejt ka për t’u ndeshur me vështirësitë të pakapërcyeshme,që është në kundërshtim me idetë e kohës sonë” Ndërsa kur Elena Gjika vizitoi varrin e Boçarit ,Ajo u lut që të shohi një ditë të valojë mbi varrin e Kastriotit të madh Flamurin, që Ai ka mbajtur me Lavdi në njëqind beteja.Na u realizoftë kjo aspiratë”
Të Çamërisë ishin edhe Idromenët, një familje e njohur nga Parga,nën Pashallekun e Ali Pashë Tepelenës shek.18-19.( vinin nga ishulli Hidro)Dy më të njohurit ishin Andrea dhe Mihali, studiues me grada shkencore .Andrea doktor në teologji dhe profesor në Korfuz dhe Mihali doktor në drejtësi. Ata Përveç përkthimeve teologjike në gjuhen shqipe që kanë vlera historike për gjuhësine, në vitin 1852 Mihali ka lënë një fjalor teknik në gjuhen shqipe dhe së bashku me Andrean përpiluan edhe botimin e një historie për Pargën dhe Sulin, por e zhdukur tashma sepse dokumentonte shqiptarinë e krahinave të përmendura më sipër.Djali i Mihalit, Arsen Idromeno, me 1856 u shpërngul në Shkodër. Atje u bë i njohur si talent në pikturë, në punimin e drurit dhe autodidakt në arkitekturë gje që e trashëgoi djali i tij,” Mikelanxhelo i Shqipërisë,” Kolë Idromeno, Motra Tone dhe pasardhësit e saj të cilët u radhitën në aristokracinë e kulturës qytetare shkodrane dhe mbarë shqiptare.
Nga dijetarët e vjetër, të cilët janë të shumtë në studimet e tyre po citoj vetëm një thënie të Pukvilit ,I cili I vlerëson Çamët “ Më të mirët e më fisnikët e farës shqiptare” .
Ndërsa personaliteti Shqiptar,Mihail Atrioti,është bir i Artës nga Çamëria, që përçoi idetë e Rilindjes Evropiane,në Rusi .Atrioti studioi për filosofi në Padova në katedrën që drejtonte nxënësi i Kopernikut, bashkatdhetari i tij epirotas ,Leonik Tomeo.Edhe pse ishte autor i 150 titujve shkencorë, filozofik,pedagogjik, Rusët e internuan për idetë e tij përparimtare dhe shkencore, nuk e lejuan të kthehet në Artën Shqiptare. Në fund të jetës, Ai kërkoi të mbyllte sytë në tokën e të parëve.Knjazi iu përgjegj:”Jeni njeri i ditur dhe i zgjuar. Ti di këtu çdo gjë të mirë dhe të keqe, po të dalësh nga Rusia do ta përhapësh në të gjithë botën….”
Në se Princesha romune me origjine shqiptare Elena Gjika e quajti ,Toskëri, Epirin në jug të Shqipërisë, Lasgush Poradeci , duke iu përgjegjur një personaliteti që iu mburr së ishte me origjinë nga rrethi më verior,Malësia e Madhe, që sipas tij ishte “Kryet e Shqipërisë “Lasgushi i tha me vendosmëri :” Kështu të kanë mësuar ty, se atje nga je ti janë kryet e Shqipërisë ?” Kryet e Shqipërisë janë: Nishi,Lugina e Preshevës,Mitrovica dhe Metohija .Krahina nga je ti është plënci i Shqipërisë ….., e cila këmbët i ka në Gjirin e Ambrakisë ,në Artë dhe Prevezë..”. I Kësaj ideje ishte dhe miku I tij i zemres, Dhimitër Pasko,”Mitrush Kuteli “me origjinë nga Fisi Kutelia i Artës së Çamërisë, I cili e pohoi me vendosmëri se “ Jam Kosovar” dhe “Nga një det në tjatrin det isha zot vetë .”Vargje monumentale, të gdhendura në “Poemin Kosovar “ . Për këto ide, Kutelin poet dhe ekonomistin e shquar desh e futën të gjallë në dhe, sepse e pohoi triumfalisht se “Jam Këtu ,dem baba dem “ dhe “Atje poshtë në brigjet e detit është një tjetër Kosovë e robëruar “…….
…Këto deklarime atdhetarësh e ngacmojnë ndërgjegjen kombetare për çdo qytetar të ndershëm . Jo vetem memëdhetarët e Shqipërisë Natyrale i përgjigjen të vërtetës historike me përkushtim e dinjitet ,por edhe të huajt që e shetiten dhe arritën të njohin bukuritë natyrore e njerëzore te Çamërisë u entuziazmuan me trimëritë e Suliotëve siç i përshkroi Bajroni :
“ kush ia shkon në trimëri suliotit brrun ?
me të bardhë fustanellë e me gunë “.
Romantiku I shquar , e pasuroi shpirtin e tij, me gjenë më të shtrenjtë në botë, duke e quajtur atë tokë të bekuar “ “ Nënë e dashur ,burrash të rreptë”.. E Bajroni, që I këndoi Lirisë , me trimat e Aleksandrit dhe të Iskanderit ,bij të Çamërisë, morën pjesë në Betejen e Misolongjit 1824, ku Lordi Anglez me të tjerë dhanë jeten për çlirimin Greqisë.
Keta luftëtarë të Çamërisë nuk reshtën së luftuari për Liri.I vazhduan betejat e tyre për çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha turke dhe me tutje .Përmendet Familja e Abedin Dinos dhe janë të panumërt bashkëpunëtorët e tij . Nuk mund të numërohen së çfarë ka nxjerrë ai vend i bekuar, por duhen përmendur sepse e ardhmja do të mbështetet në mësimet e tyre.
Dijetari, shkencëtari, dhe rektori i parë i Universitetit të Stambollit, Hasan Tahsini ,I cili la amanet thenien proverbiale :”Jemi një komb I veçantë, kemi gjuhën tonë të veçantë ,ndaj duhet të jetojmë më vete si gjithë kombet e tjerë “ Ishte Bir nga Ninati i Çamërisë, 1812—-1881 studenti i Parisit ,ku studioi të gjitha shkencat e reja ,mësues- pedagog i Sami Frashërit dhe bashkëpunëtor i tij si edhe i Pashko Vasës, Ismail Qemalit,Jani Vretos….Simbol i shqiptarisë ,luftëtar i paepur ne kryengritjet e Shqipërisë Jugut, për Pavarësinë dhe për ndertimin e shtetit Shqiptar. Eruditi më i madh që ka nxjerrë Shqiptaria dhe gjithë Perandoria Osmane që edhe për sot janë të vlefshme mësimet e tij.
Por nuk mund të rri pa përmendur studimet bashkëkohore te Zonjës Eleni Kocani,apo. të përkushtuarin, me dinjitet, Marin Mema për të gjetur Rrnjët Shqiptare që na ushqen me krenari kur ndjekim emisionin e tij “Gjurmë Shqiptare”. Ai. nuk i përmbahet vetëm dokumenteve të vjetra, apo studimeve të mirëfillta. të historianëve dhe studiuesve të ndryshëm por e shkel vetë çdo pëllembë tokë, prek me dorë çdo gur e mur që verteton se edhe. ketu janë shqiptarët …
Por të vërtetat e të mbijetuarit te tragjedisë Çame, Prof. Sali Bollati, që vazhdon t’i tregojë për të dëshmuar , e bëjnë ate një luftëtar të vendosur të kësaj çështje si në Shqipëri dhe në ShBA. Si misionar i Shqipërisë Natyrale ,e gjenë në resht të parë në çdo protestë, në përballje me padrejtësinë, që vazhdojnë të provokojnë fqinjët jugorë të Shqipërisë .
Po e mbyll me fjalët e guximshme të Musine Kokalarit shkrimtares që shkroi tregimet e saj në dialektin e Çamërisë e cila në gjyqin komunist u shpreh vendosmërisht se :
” Pa Kosovë e Çamëri s’ka Shqipëri “
Të gjitha këto të nxisin për të vazhduar e kërkuar paqësisht drejtësinë e munguar. E mirëkuptimi fqinjësor do të vijë, sepse popujt janë paqedashës dhe duan të bashkëjetojnë në harmoni ,t’i zgjidhin me logjikë të ftohtë problemet ndërshtetërore.E gjithë këto të vërteta që janë përjetësuar në mijëra vepra nga mendjet e ndritura për etninë shqiptare nuk mund të rrish pa thënë se i përkas Arbërisë që nga Nishi në Prevezë.
Pertefe Leka