Reforma e plotë e Emigracionit- shpresë për miliona njerëz

“Çeshtje tё Emigracionit”: Avokati Kieran Both pёr ju

 

Presidenti Obama ka propozuar një sërë ndryshimesh në politikën e Shërbimit të Emigracionit. Më poshtë po japim një përmbledhje të deklaratës për shtyp.
Propozimi i Presidentit për ndryshime në politikën e Emigracionit përbëhet nga katër pjesë:
Së pari,- Ka të bëjë me forcimin e kufirit.
Së dyti: Me forcimin e kontrollit mbi kompanitë që marrin në punë emigrantë pa dokumenta.
Së treti: Me mbajtjen në ‘kontroll’ të emigrantëve padokumenta para se t’u hapet rruga drejt legalizimit dhe shtetësisë amerikane. Kjo do të thotë t’u kërkohet atyre të paguajnë taksat shtetit, të mësojnë gjuhën angleze, dhe të kqyret bekgraundi i tyre.
E katërta: Thjeshtimi i sistemit të emigracionit për familjet, të punësuarit, dhe punëdhënësit.
Pikat kyçe që presidenti beson se duhen përfshirë në një reformë të arsyeshme janë:
Vazhdimi i përforcimit të sigurisë të kufirit. President Obama ka dyfishuar numrin e patrullave në kufi që prej 2004 e deri më sot, dhe sigurimi kufirit amerikan sot është më i fortë se kurrë. Por ka ende punë për të bërë. Propozimi i Presidentit i jep zbatuesve të ligjit për këtë qëllim mjetet që atyre u nevojiten për t’i bërë komunitetet më të mbrojtura, më të sigurta nga kërcënimi i krimit. Dhe forcimi i infrastrukturës dhe teknologjisë është në ndihmë të rritjes së aftësisë së tyre për eleminimin e krimit.
Vendosja e kontrollit më të rreptë mbi bisneset që marrin në punë elementë pa dokumenta: Bizneset duhet të punësojnë vetëm njerëz që kanë autorizim punësimi, dmth që janë legalë në këtë vend. Ata punëdhënës që me ndërgjegje marrin në punë emigrantë pa dokumenta,kërkojnë të shfrytëzojnë rastin për të patur avantazh ndaj bisneseve që respektojnë rregullat. Propozimi i Presidentit ka për qëllim që që të ndalojë praktikat e padrejta të punësimit dhe t’i verë këto kompani para përgjegjsisë. Në të njejtën kohë u krijon mundësinë kompanive që të verifikojnë ligjshmërinë e atyre që punësojnë.
Fitimi i shtetësisë amerikane: Nuk do të qe aspak praktike deportimi(përzënia) nga SHBA e mbi 11 milion emigrantëve pa dokumenta,që jetojnë brenda kufijve të këtij vendi. Presidenti me propozimin e tij u hap atyre një shteg të ligjshëm për të fituar në fund shtetësinë amerikane duke i inkurajuar ata që të dalin nga hija. Kështu që t’i paguajnë taksat shtetit dhe të respektojnë regullat e ligjet si të gjithë të tjerët. Emigrantët ilegalë duhet të kalojnë kontrollin e bekraundit, nëse kanë ose jo rekord kriminal, nëse kanë paguar taksat, të ndjekin radhën në procesin e përgatitjes së dokumentave, dhe të mësojnë anglishten para se të aplikojnë për shtetësi.
Propozimi gjithashtu do ti verë një ‘stop’ dënimit të të rinjvë/fëmijëve/, të cilët janë sjellë në këtë (vend pa dokumenta) ,për faj të prindërve të tyre, dhe u jep një shans për fitimin e shtetësisë amerikane të përshpejtuar nëse hyjnë në shërbimin ushtarak.
Thjeshtëzimi procesit të emigrimit legal : Sistemi ynë i emigracionit duhet të”shpërblejë’ këdo që punon shumë dhe respekton rregullat e shtetit. Për hir të ekonomisë sonë, sigurisë së vendit, emigracioni legal duhet të jetë i thjeshtë dhe efiçent.
Propozimi i presidentit tërheq vemëndjen e kthen vështrimin e kokave të mënçura drejt Amerikës, me lëshimin e vizave për bisnesmenë që kanë dëshirë të hapin bisneset e tyre në SHBA, si edhe studentëvë që mbarojnë studimet pasuniversitare në fushën e shkencave, matematikës që të qëndrojnë këtu pas mbarimit të studimeve, më mirë se sa të shkojnë në vende të tjera. Propozmi i presidentit gjithashtu krijon mundësi për bashkimet familjare në një kohë më të shpejtë dhe mënyrë më humane.
Ka mjaft për të diskutuar rreth reformës së emigracionit që aplikantët janë të interesuar të dijnë. Kësaj teme do t’i adresohemi në të ardhmen në pjesë të veçanta. Qёllimi ynё ёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe ndihmojmё emigrantёt me informacion pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju falenderojmё pёr interesimin dhe pyetjet qё vazhdoni tё na dёrgoni dhe ne do tё pёrpiqemi t’u pёrgjigjemi atyre nё rubrikёn tonё “Çeshtje tё emigracionit”, çdo tё premte. Ju ftojmё tё na i dёrgoni pyetjet tuaja nё adresёn tonё nёpёrmjet internetit tek [email protected]