Rekord në turizmin shqiptar, 5.2 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri në periudhën janar-korrik

Tiranë, 25 gusht 2023 – Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri kanë arritur nivele rekorde në pjesën e parë të këtij viti, duke treguar për një rritje të ndjeshme të turizmit në vend.

Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në periudhën janar-korrik 2023, në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 5.167.656 shtetas të huaj, shifër  kjo që është 30,6 % më e madhe se gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2022.

Vetëm në muajin korrik, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar ishte 1.770.724. Ky numër është 26,2 % më i lartë, krahasuar me korrikun e vitit 2022.

Të dyja këto shifra janë nivele rekorde, të paregjistruara ndonjëherë më parë në Shqipëri.

Sipas INSTAT, në korrik 2023, numri më i madh i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri ishte nga vendet e Evropës, me 1.694.657. Pas tyre vijnë shtetasit nga Amerika, me 45.821, dhe nga Lindja e Mesme, me 14.805.

Në korrik 2023, krahasuar me korrikun 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur:

– për qëllime personale me 26,0 %;

– për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 22,8 %;

– për biznes dhe qëllime profesionale me 63,3 %

Të dhënat tjera të disponueshme deri në qershor, tregojnë se në krye të listës së shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri vazhdojnë të jenë shtetasit e Kosovës, me 40% të numrit total, ndërsa në vend të dytë kaluan italianët, me 9% të totalit, gjë që ndodh për herë të parë

Por, sipas INSTAT në këtë periudhë është rritur edhe numri i shtetasve shqiptarë që kanë dale nga territori i Shqipërisë. Gjatë muajit korrik 2023, nga Shqipëria kanë dale 710.711 shtetas shqiptarë. Krahasuar me korrikun evitit 2022, ky numër është rritur me 27,8 %.

Gjatë periudhës shtatëmujore të vitit 2023, nga territori i Shqipërisë kanë dalë 3.734.813 shtetas shqiptarë, shifër kjo për 21,4 %, më e lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

This image has an empty alt attribute; its file name is Hyrja-e-shtetasve-te-huaj-ne-Shqiperi-janar-qershor-2023-640x400.jpg

(Sipas Monitor.al)