Renata Alt: Vuçiq na paska mashtruar, BE të ndërpresënegociatat me Serbinë

Berlin, 10 qershor 2022 – Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmë Humanitare në Bundestagun gjerman, deputetja e Partisë Liberale Gjermane (FDP) Renata Alt, ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se kancelari gjerman olaf Scholz është i pari zyrtar nga Bashkimi Evropian që kërkoi njohjen e Kosovës nga Serbia.

Në një postim  në Twitter,  deputetja gjermane e kacilësuar si skandaloze deklaratën e Vuçiqit. Ajo ka thënë se Vuçiqi i paska mashtruar qe një kohë të gjatë dhe ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’i ndërpresë negociatat për anëtarësim me Serbinë.

“Reagimi i Presidentit të Serbisë gjatë konferencës për media mbi kërkesën për njohje të Kosovës është skandaloz. Negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Republikën e Serbisë duhet të ngrihen. Aleksandar Vuçiq na paska mashtruar për një kohë të gjatë”, ka shkruar deputetja Renata Alt.

Aleksandar Vuçiq, pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Beograd, të premten, deklaroi se sot për herë të parë ka dëgjuar se Bashkimi Evropian kërkon njohje reciproke të Serbisë e Kosovës.

(r.m.)