Rëndohet gjendja shëndetësore e mbretëreshës Elizabeth II

Londër, 8 shtator 2022 – Mbretëreshës britanike, Elizabeth II i është rënduar gjendja shëndetësore, kanë konfirmuar nga pallati mbretëror.

Familja mbretërore ka nisur të mblidhet, derisa pallati mbretëror Buckingham tha se Mbretëresha është nën mbikëqyrjen mjekësore, pasi mjekët janë “të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së saj”.

Njoftimi nga pallati erdhi një ditë pasi mbretëresha anuloi një takim virtual, meqë mjekët e këshilluan të pushonte, për shkak të një të marteje të ngarkuar, kur Elizabeth II emëroi Liz Truss kryeministre të Britanisë.

Monarkistja më jetëgjatë e Britanisë është duke vuajtur nga probleme shëndetësore që nga tetori i vitit të kaluar, të cilat kanë bërë që ajo të ketë probleme për të ecur dhe qëndruar në këmbë.

E gjithë fëmijët e saj – trashëgimtari i fronit, Princi Charles, 73 vjeç, Princesha Anne, 72 vjeç, Princi Andrew, 62 vjeç dhe Princi Eduard, 58 vjeç, janë aty ose janë rrugës për të shkuar te Mbretëresha, e cila aktualisht është në Pallatin Balmoral në Skoci, thanë ndihmësit.

Gjithashtu, duke shkuar në Balmoral janë edhe djali i madh i Charles, Princi William, së bashku me djalin e tij të vogël, Princin Harry, dhe gruan e tij, Meghan, të cilët braktisën jetën mbretërore për t’u transferuar në Shtetet e Bashkuara.

Mbretëresha jeton në Pallatin Buckingham në Londër. Por, monarkistja 96-vjeçare, e cila ka muaj që është përballur me probleme shëndetësore, po qëndron në pallatin në Skoci, ku zakonisht kalon pushimet e verës.

Kryeministrja e Britanisë, Lizz Truss tha se i gjithë vendi duhet të jetë “thellësisht i shqetësuar nga lajmet nga Pallati Buckingham këtë drekë”.

“Mendimet e mija dhe mendimet e njerëzve në mbarë Britaninë janë në këtë kohë me Mbretëreshën dhe familjen e saj”, shkroi ajo në Twitter.

Elizabeth II i ka deleguar gjithnjë e më shumë detyrat tek princi Charles dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore në muajt e fundit. Ajo u shërua nga infektimi me koronavirus në shkurt të këtij viti.

(REL)