Rezoluta Çame u tradhëtua për herë të dytë

Rasim Bebo

Rasim Bebo

Ndal, zotёrinj deputetё tё PDIU-sё !…
Keni deklaruar, nёqoftёse nuk do tё aprovohej Rezoluta Çame, ju do tё largoheshit nga Parlamenti. Do tё vinit kusht pёr Rezolutёn Çame nё shkёmbim tё votave. Dhe nёse Qeveria dhe parlamenti do të hezitonte nga presioni i qeverisë dhe i Kishës greke, atëhere ju do braktisnit Parlamentin… Mbani premtimin nёse nuk doni tё jeni tё mallkuar pёr gjithё jetёn si tradhtarë. Prof. Repishti shkruan: “Unё e shoh kёtё akt (Rezoluta Çame shёn im) si njё nevojё ekzistenciale pёr dinjitetin e Kombit shqiptar, dhe e pёrkrah pa hezitim… Aty ku dёshton “shteti”shoqёria civile e kulturueme ngren zanin dhe mbush zbrastinё e pajustifikuar.”1)
Ndёrsa Pof. Dr. Eshref Ymeri shkruan: “Pёr fatkeqёsinë tonё kombёtare, kombi shqiptar nё Europёn Jugёlindore ёshtё komb pa zot. Turpi e mbuloftё nё jetё tё jetёve klasёn politike shqiptare nё tre-kёndёshin Tiranё- Prishtinё- Shkup, kёtё klasё mercenare tё grekosllavёve. Me kёtё qёndrim tё turpshёm qё mbajtёn ndaj vёllezёrve tanё tё Luginёs sё Preshevёs, kjo klasë politike i vuri njё njollё tё rёndё mbarё kombit shqiptar dhe u bё palё me shovenizmin sёrbomadh, i cili, me shkuljen e lapidarit kushtuar dёshmorёve tё Preshёvёs, tregoi faqe botёs se ёshtё vazhduese dhe mbrojtёs i veprёs gjakatare tё Milosheviçit nё raport me kombin shqiptar. (2). Kurse pёr Çamёrinё, kanë shtatё dekada qё tallen. Parlamenti shqiptar e tradhёtoi dy herё rezolutёn çame, njollё e rёndё kjo pёr kombin, aq sa brezat e ardhshёm zor ta besojnё, se Tirana ёshtё Athina sot.
Koço Danaj, kryetari i listёs pёr çёshtjen kombёtare, ka shprehur domosdoshmёrinё e miratimit tё Rezolutёs pёr Çamёrinё nga Parlamenti i Shqipёrisё. Duke i bёrё thirrje PD dhe PS pёr tё votuar kёtё projekt tё rendёsishёm, Danaj u shpreh se mos aprovimi i rezolutёs, do tё thotё tё ringjallish Napolon Zervёn. Ёshtё rezolutё dhe thjeshtё tregon dinjitet. Nё radhё tё parё, Çamёria ёshtё çёshtje territori, nuk ёshtё çёshtje pronash, pronat janё tё individёve, territori ёshtё i shqiptarёve, ёshtё pjesё e kombit shqiptar. Ligji i Luftёs, Shqipёri – Greqi, do të thotë, jo kёto tё dyja nё NATO, pasi janё nё gjёndje lufte … Dy janё mundёsitё, o ne nё NATO, o Greqia nё NATO, tё dy nё NATO nuk mund te jemi, se jemi nё gjendje lufte! A e di shtabi i NATO-s nё Bruksel njё gjё tё tyllё? Sigurisht e di, por nuk bёn zё sepse nuk e ngrenё politikanёt shqiptarё. Si mund te jemi ne edhe nё NATO edhe nё gjёndje lufte me Greqin?!… Sepse lidhet edhe me çёshtjen e territoreve shqiptare tё Çamёrisё. (3).
E tradhёtuan Çamёrinё tё parёt janё drejtuesit e partive Çame, tё ngritur edhe nё pasuri nga agjentёt grekё si Fatos Nano dhe Sali Berisha. Nuk e ka pёr turp Topalli qё mashtron Çamёt, nuk e boton rezolutёn e 2004 nё Fletoren Zyrtare, pas presioneve tё Athinёs. Mes presionit nё rritje tё Athinёs zyrtare dhe provёs sё patriotizmit, kryeministri Sali Berisha pёr tё mbajtur PDIU nё koalicion rriktheu rezolutёn e vitit 2004, e cila asokohe u rrёzua, ndonëse Berisha e konsideron tё miratuar. PDIU, partia e themeluar pёr çёshtjen çame, e mirёpriti kёtё zgjidhje, ndёrsa kёrkoi botimin e rezolutёs nё Fletoren Zyrtare, meqёnёse qёnka miratuar. Por, kjo manovёr, e Berishёs po kthehet nё bumerang. Ndёrsa Jozefina Topalli, nuk guzon ta botojё rezolutёn e pa miratuar nё Fletoren Zyrtare, sikundёr edhe premtoi, pasi do tё acaroheshin marёdhёniet me Greqinё. Berisha urdhёroi kryeparlamentaren Topalli qё rezolutёn çame tё 2004 ta shpalle si tё miratuar dhe tё bindte çamёt se do te botohet sё shpejti nё Fletoren Zyrtare. Por Topalli po mashtron çamёt, pasi ka kaluar afati “15 ditor” pёr ta hedhur nё Fletoren Zyrtare, nga dita kur PDIU mori konfirmimin se rezoluta e 2004 ёshtё miratuar. Pra, ështё thjeshtё njё mashtrim i radhёs, tё cilin edhe vete Shpёtim Idrizi e ka tё qartё. Por interesat e pushtetit tё lejojnё tё bёsh “njё sy qorr dhe njё vesh shurdh”. Kryeministri i vendit do ta kishte tё pa mundur tё miratonte rezolutën, pasi interesat e ngushta me Athinёn zyrtare nuk do ta lejonin. Berisha pёr hir tё interesave tё tij me shtetin helen dhe pёr tё siguruar njё mandat tё tretё, mashtroi sёrish çamёt. Kёshtu rezoluta ka dёshtuar pёr herё tё dytё.

Votimi nё 2004.

Eneida Jaçaj shkruan: “Nga proçes verbali i votimit rezulton se Rezoluta Çame fatkeqёsisht ёshtё rrёzuar nё 2004, me kontributin e drejtёpёrdrejtё tё Sali Berishёs dhe Josepina Topallit, qё braktisёn seancёn. Rezoluta ka marrё 53 vota pro, 44 vota tё deputetёve PS tё larguar me urdhёr telefonik nga nga zyra e partisё sё kryetarit tё tyre Fatos Nano, 4 kundra dhe shtatё deputetё kanё qёnё tё pranishёm nё seance, por nuk kanё marrё pjesё nё votim. (Ne parlament ishin 108 deputetё, votuan pro Rezolutёs Çame 53 dhe kundra 57 deputetё). Kёshtu rezoluta nuk mori mё shumё se gjysma e deputetёve qё kanё qёnё tё pranishёm nё seance. Kanё votuar pro edhe deputetёt Dedja, Brokaj, Pepa dhe Prifti. Kundёr kёsaj rezolute kanё votuar Dule, Goxhi, Karamelo Vangjel Tavo dhe socialistёt e larguar para votimit, atëherë Berisha me tё vetёt kanë ikur. (4).
Kryetari i Komisionit tё Jashtёm, Fatos Beja, kishte nxjerrё nga arkivi i Kuvendit votimin e datёs 8 prill 2004, duke bёrё diversion para deputetёve tё kёtij komisioni se, kjo rezolutё ёshtё miratuar, por nuk ёshtё botuar nё Fletoren Zyrtare, pasi kreu i parlamentit nё atё kohё, Servet Pёllumbi kishte deklaruar se kjo rezolutё nuk ishte miratuar.

Rezoluta e 2004

Rezoluta Çame e vitit 2004 parashikonte forcimin e marёdhёnieve me Greqinё si dhe zgjidhjen nё mёnyrё pёrfundimtare tё çёshtjes Çame, ngarkonte qeverinё e Repeblikёs sё Shipёrisё qё kёtё rezolutё t’ua bёnte tё njohur qeverive dhe istitucioneve ndёrkombёtare qё mund tё kontribuonin nё zgjidhjen e problemit tё Çamёrisё.
Kjo Rezolutё, do tё ishte kundёrshtarja e fortё e rezolutёs greke dёrguar nё atё kohё në O.K.B. dhe E.B. se Çamёria nuk ekziston. Ne do tё kishim portat tё hapura nё arenёn ndёrkombёtare dhe çamet do tё ishin nё trojet e tyre. Kjo ёshtё fatkeqёsia e jonё e madhe, kur kemi njё qeveri armike tё kombit shqiptar.
Prof. Dr. Ymeri thotё: “Ky fakt dёshmon pёrsёri e pёrsёri se ngjarjet e vitit 1999, me sa duket , janё prapa derёs.

Pak histori

Prej kohёsh ёshtё ndjerё nevoja, qё opinioni botёror tё njohё tё vёrtetёn e dekomentuar mbi çёshtjen e Çamёrisё dhe banorёve tё saj. Libri “The Çam Albanians of greece – A Documentary Story” (Shqiptarёt Çamё tё greqisё – tregim i dokumentuar ), i cili edhe nga titulli shihet qartazi, se shpalos tё dokumentuar tragjedinё çame, ёshtё pёrgjigje adekuate. Pёrmbajtja e librit e informon opinionin ndёrkombёtar mbi krimet qё ushtroi Greqia ndaj shqiptarёve tё Çamёrisё, rreth një shekull mё parё dhe nё vazhdim. Libri mbart njё vlerё tё madhe edhe pёr vetё opinionin shqiptar, pasi shёrben pёr t’u kujtuar tё shkuarёn e hidhur tё kombit shqiptar dhe pёrcjell porosinё pёr tё mos e harruar kёtё tragjedi e cila nuk ёshtё mbyllur akoma, paçka asaj qё pretendon Greqia. Duke folur mbi tematikёn e librit, historiani i njohur dhe antari i Akademis Mbretёrore Britanike, Dr. Noel Malcolm thekson se: “fati i shqiptarёve çamё, ёshtё njё nga sekretet mё tё errёta tё historisё bshkёkohore europiane”. Malcolm bёn me dije se libri ёshtё njё koleksion i dokumentave tё rёndёsishme, qё hedhin dritёn e nevojshme mbi temёn e trajtuar.
Libri ndahet nё tre kapituj kryesorё, qё pёrfshijnё periudhёn e kohёs sё sundimit otoman, periudhёn e marёveshjes sё Lozanёs dhe periudhёn pas Luftёs sё Dytё Botёrore. Libri ilustrohet me harta tё ndryshme dhe me fotografi tё tragjedisё çame, tё nxjerra nga arkivi i UNRRA-s.
Rrёfimi i tragjedisё fillon me kalimin e Çamёrisё nё anёn greke tё kufirit, veprim ky qё u realizua sipas vendimit tё Komisionit tё Kufijve dhe protokollit tё Firences nё vitin 1913. Territori i Çamёrisё, me madhёsi pёrafёrsisht tё ngjajshme me territorin qё ka sot Kosova, u bё poligon i ushtrimit tё dhunёs sё egёr greke kundёr shqiptarёve tё Çamёrisё… Plani grek ishte qё shqiptarёt ortodoksё tё asimiloheshin ndёrsa ata myslimanё tё dёboheshin jashtё Greqisё ose tё shfaroseshin nё çfarёdo forme. (5).
Ku jemi sot?…

Tё dy partitё Çame tё udhёhequra nga Shpёtim Idrizi PDIU dhe nga Artur Dojaka “Aleanca Popullore”, janё bёrё palё me dy partitё kryesore PD dhe PS, qё vazhdojnё srategjinë e tradhёtarit Ramis Alia. Tё transformuara nё njё Athinё tё dytё nё Tiranё, u lidhёn nё kualicion votash, pa vendosur kusht pёr Rezolutёn Çame. Fjala Çamёri, ёshtё dhimbje koke pёr grekun, prandaj duhet fshirё edhe nё Shqipёri. A ёshtё kjo thikё pёr Çamёrinё?
Në kёtё artikull, dua tё dal para lezuesit, me figurёn e ndritur tё Dr. Noel Malcolm, antari i Akademisё Mbretёrore Britanike, qё shkruan me respekt pёr Çamёrinё dhe per qeverin shqiptare qё po pёrpiqet ta varrosё Çamёrinё. Ta dine kёta mohues tё kombit shqiptar, se “Zgalemi” po lajmёron afrimin e fortunës.
(Çikago, maj 2013.)

REFERENCAT:
1. Sami Repishti, “Pёrse e pёrkrah…”. “Illyria”, 24-12-2012, f. 28.
2. Eshref Ymeri, “Pёrfaqesin kombёtare, …”, internet 20- 1- 2013.
3. Koço Dano, “Tё mos votosh rezolutёn…”, intern. 30-3-2013.
4. Eneida Jaçaj, “Topalli mashtron çamёt…”, internet,
5. Daut Dauti, “Noel Malcolm , Çamё…”, Illyria, 22-4-2013, f. 26