Përgatiti: Eneida Jaçaj
Më 21 janar 2011, plot 10 vjet më parë, shënohet një nga ngarjet më të errëta, një nga krimet më të rënda dhe të shëmtuara politike, gjatë gjithë viteve të pluralizmit shqiptar.
Partia Socialiste, në rolin e opozitës asokohe, kishte gjithë të drejtën e saj morale, politike, ligjore e demokratike, të zhvillonte një protestë, të mbështetur edhe nga populli.
Megjithëse, kjo protestë e kishte marrë indicien që nga viti 2009 kur LSI e Ilir Metës, “nusja me tel”, “paterica”, mund t’i vendosësh një sërë epitetesh, pas disa mosmarrëveshje me kryeministrin Edi Rama kaloi në koalicion me Partinë Demokratike, duke bashkuar votat. Pavarësisht se protesta është e drejtë e çdokujt, qoftë individ apo subjekt politik, historikisht populli shqiptar është ngritur për interesa të partive dhe jo për të drejtat e tyre sociale, ekonomike etj. Por le t’i kthehemi ngarjes, 10 vjet më parë.
21 Janari
Gjatë protestës së 21 Janarit 2011, që kishte organizuar opozita para Kryeministrisë, Garda e Republikës, e komanduar nga Ndrea Prendi, kryeministri Sali Berisha, Lulzim Basha, ministër i Brendshëm në atë kohë, qëlloi mbi protestuesit duke lënë të vrarë 4 qytetarë të pafajshëm, si Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj, Alex Nika dhe plagosur 6 të tjerë. Garda e Republikës e ka të shkruar në rregullore, se gjatë zhvillimit të një proteste qytetare nuk ka të drejtë të qëllojë mbi turmën edhe nëse situata do të tejkalohet, duke thyer xhama apo duke hyrë në derën e Kryeministrisë. Sepse kjo do të konfirmonte shtetin diktatorial. Garda e ka marrë urdhrin nga lart, dhe këtë arrin ta kuptojë edhe një fëmijë.
Kryeministri Sali Berisha asokohe përdori Gardën duke e bërë vrasëse, ndërsa përgjegjësinë ia faturoi opozitës, kryesisht Edi Ramës, se sipas tij ishte ai që nuk diti të organizojë protestuesit dhe solli atë që ndodhi. Vrasjet e 21 Janarit janë vrasje politke me paramendim, për të mbajtur pushtetin mbi gjakun e të rënëve, të atyre të pafajshmëve që familjarët kanë 10 vjet që i qajnë. Ata u shpallën dëshmorë, por ky akt nuk ka asnjë vlerë derisa të dënohen vrasësit e vërtetë, ata që urdhëruan nga lart hapjen e zjarrit ndaj protestuesve. 4 të rënët ishin duke protestuar të qetë, madje me duar në xhepa, por plumbi i Sali Berishës nuk i kursehu.
Saga e manipulimit dhe pranimi i krimit
Familjarët në këto 10 vite kanë kërkuar një hetim të drejtë të ngjarjes, kanë rendur pas dyerve të institucioneve të drejtësisë, por si këmbim kanë marrë mashtrimin dhe sorrollatjen. Kush do ta jepte drejtësinë? Gjykatat të cilat ishin të kapura nga kryeministri Sali Berisha. Natën e 21 janarit 2011, Berisha si një ujk i vjetër në këto çështje, urdheroi fshirjen pamjeve filmike nga serveri i Kryeministrisë, zhduku provat e krimit, ndryshimin e armëve dhe tytave të tyre, refuzimin e urdhër-arresteve të organit të akuzës etj. Drejtësia ishte sfiduar, perdja e hekut kishte rënë! Në bangat e institucioneve më të larta të drejtësisë ishin ulur individë politikë. Gjykata e Shkallës së Parë i shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, për të cilët prokuroria pati kërkuar 23 dhe 25 vite dënim. Ky vendim minoi besimin në drejtësine shqiptare; ishte një vendim që faktoi hapur sesi politika ka forcën të ndërhyjë dhe komandojë gjykatat. Tashmë, 21 janari është rikthyer sërish, në prag të zgjedhjeve. Policia i ka kërkuar Prokurorisë të Tiranës të rihapë dosjen e 21 janarit, ku të riinspektojë edhe një herë provat. Por cilat prova kanë mbetur? Provat më të gjalla u shkatërruan që natën e 21 janarit. Të vetmet prova që kanë mbetur janë dëshmitarët, Berisha dhe Basha, që kishin pushtetin. 21 janari vjen në skenë pas reformimit të drejtësisë me shpresën që këtë herë përgjegjësit do të marrin përgjigjen e merituar, nëpërmjet SPAK, si struktura më e posaçme për të hedhur dritë mbi atë ngjarje. Por, a do të zbardhet 21 janari? Është shumë e vështirë pasi shumë prova janë zhdukur. De facto është e qartë se cilët janë përgjegjësit, ata të cilët shkatërruan provat duke i mbyllur ‘gojën’ drejtësisë. Kjo ngjarje do të zbardhet vetëm kur të zbardhet 2 prilli, vrasja e Kosta e Trebickës, Gërdeci etj.