Për të zbuluar arsyet e vdekjes së katër turistëve rusë Prokuroria do të bëjë disa prova.
Pas një kontakti që gazetarja Anila Hoxha pati me grupin e hetimit, si dhe burime pranë ISHP kanë konfirmuar se së shpejti do të nisë një ekspertizë hetimore në ambientet e hotelit në Qerret, ku edhe u gjendën trupat e pajetë të 4 turistëve rus.
Eksperimenti hetimor të do kryhet nën prezencën e ISHP dhe mjekësisë ligjore dhe ky eksperiment synon të zbulojë nëse uji i klorit ka qenë aq i rrezikshëm sa edhe shkaktoi vdekjen e katër rusëve.
Mjekësia ligjore nuk ka përfunduar ende me ekspertizat e marra, ndërsa burime të sigurta për Anila Hoxhën konfirmojnë se javën që vjen do të ketë një përfundim edhe nga mjekësia ligjore, për të mësuar më tepër edhe për sasinë e avujve të ujit.
Burime shumë të sigurta për Top Channel thanë se policia shkencore nuk ka arritur të hapë dy aparatet celularë të turistëve për të mësuar bisedat, të cilat janë e vetmja shpresë për të hedhur dritë mbi vdekjen e tyre.
Prokuroria e Kavajës konfirmoi se çështja i është referuar për vrasje në rrethana cilësuese dhe për këtë arsye për shkak të eksperimenteve hetimore dhe kontrolleve të rrepta dy dhomat ku qëndruan 4 turistët si dhe jakuzi qëndrojnë të bllokuara dhe të administruara si vendngjarje.
Top Channel