Prishtinë, 20 mars 2025 – Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, e ka mbështetur kërkesëen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që Bashkimi Evropian t’ia heqë Kosovës masat ndëshkuese që i kishte vendosur para afër dy vjetësh, për shkak të tensioneve në pjesën veriore të Kosovës. Ai ka thënë se Letonia, si kryesuese e BE-së, do të vazhdojë të avokojë për heqjen e këtyre masave,
“Duhet të hiqen masat kufizuese. Nuk e di nëse do të shënohet përvjetori i dytë i këtyre masave, por qëndrimi i Letonisë është i qartë, masat kufizuese duhet të largohen dhe do ta vazhdojmë të avokojmë për këtë”, ka thënë Rinkevics të enjten në Prishtinë, në konferencën e përbashkët për media me presidenten Osmani.
Rinkevics ka thënë se vendi i tij do të punojë për avancimin e procesit të integrimit të Kosovës në strukturat e Bashkimit. Evropian.
“Letonia e mbështet plotësisht integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe diskutuam gjerësisht anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe besojmë që ky anëtarësim mund të hapë rrugën edhe për organizata tjera ndërkombëtare”, ka thënë Rinkevics.
“Letonia e mbështet plotësisht integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe diskutuam gjerësisht anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe besojmë që ky anëtarësim mund të hapë rrugën edhe për organizata tjera ndërkombëtare”, ka thënë Rinkevics.
Ai ka thënë se zgjidhja e mosmarrëveshjeve me dialog është kusht për anëtarësimin e |Kosovës dhe të Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Dialogu është zgjidhja e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian. Nëse duam ta arrijmë atë qëllim, duhet që të dyja palët të angazhohen”, ka thënë mes tjerash Rinkevics.
Presidentja Osmani e ka falënderuar Letoninë edhe për përkrahjen e vazhdueshme të synimeve të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
“Letonia e kupton më së miri pozicionin e Kosovës duke qenë se të dyja vendet tona kanë një të kaluar të dhimbshme dhe shumë të vështirë, dhe se kufizohemi me shtete fqinje agresore. Mirëpo, sikurse Letonia, ashtu edhe Kosova, jemi të përkushtuara thellë për vlerat euroatlantike, për parimin e fqinjësisë së mirë, gjithnjë duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin tonë territorial”, ka thënë Osmani.
Ajo ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian të gjejë mënyra për të avancuar procesin që Kosova ta marrë statusin e vendit kandidat.
(r.m.)