Robert Elsie ka kontribuar qysh në numrin e parë të gazetës “Illyria”

Ruben Avxhiu

Ruben Avxhiu

Robert Elsie ka bashkëpunuar me gazetën “Illyria”, qysh nga dita e parë e botimit të saj e deri në fund të jetës së tij plot pasion.
Shkrimi i tij i parë (në fotografinë shoqëruese) fliste për përshtypjet e tij nga Prishtina e qershorit të vitit 1991. Ai kishte udhëtuar shpesh në trojet shqiptare, po për Kosovën kishte dobësi.
Kësaj here mbresat që kishte marrë me vete ishin domethënëse. Elsi ishte një nga komentuesit e parë për Jugosllavinë që e krahasoi Millosheviçin me Hitlerin dhe regjimin e tij me atë nazist.
Duke qendruar në Hotelin e famshëm apo famëkeq “Grand”, ai pa me sytë e tij largimin masiv nga puna të shqiptarëve dhe kriterin etnik të përzgjedhjes së punëtorëve.

“Kënaqësi dhe malli për të folur shqip m’u shuan sapo kumboi përgjigjia e sjellshme por e prerë e recepsionistit: ‘Molim?’ Pas kësaj u morëm vesh në anglisht”.

Por në restorantin e hotelit, triumfoi “kokëshkretësia” e tij, siç e thotë vetë. Ndonëse menuja ishte në anglisht dhe serbisht, Elsie u hoq sikur dinte vetëm shqip dhe mes kamarierëve serbë u gjet njëri që dinte pak shqip.
Për një njeri që nuk kishte jetuar në Gjermaninë naziste, kjo ishte sipas tij shëmbëlltyra më e afërt me diskriminim e hebrejve të asaj kohe.
Kjo lidhje me Kosovën për të nuk pushoi kurrë, ashtu si lidhjet e tij të shumta me aspekte të tjera të jetës shqiptare, sidomos në fushën e historisë dhe kulturës.

Në një intervistë të vitit 1999, u shpreh: “Në bodrumin e shtëpisë sime kam një shishe të vjetër vere të bardhë gjermane. Mbi këtë shishe, para shumë kohësh, kam shkruar: “Zu öffnen erst, ëenn Kosova frei ist” (Të hapet vetëm kur Kosova të jetë e lirë). Do të duhet edhe pak kohë, por, jam shumë i bindur se, dita kur do të mund ta hap shishen do të vijë. Dhe jam i vendosur ta hap dhe ta pi një gotë”.
Jam i sigurtë se ka pirë më shumë se një gotë kur është çliruar Kosova e pastaj kur është pavarësuar.
Nga ai shkrim i parë i javës së parë të gazetës “Illyria” kanë vijuar shumë të tjerë. Sa herë që bënte ndonjë zbulim apo mbaronte ndonjë material i pëlqente ta ndante në mënyrë bujare me lexuesit tanë.
Ishte sidomos entuziast për të folur për përkthimin e Lahutës së Malësisë, një sipërmarrje jo e lehtë, por të cilës iu përvesh me pasionin që e karakterizonte.
Gati dy vjet më parë, si sot, shkruante mesazhin që përkthyeva më poshtë nga anglishtja:


“I dashur Ruben,
E marr me mend se je duke përgatitur edicionin e gazetës për Ditën e Flamurit.
Kam diçka këtu për ty. Është përkthimi i Hymnit Kombëtar shqiptar të cilin mund ta botosh nëse ke dëshirë.
Mund të jetë me interes sepse e kam përkthyer me mendjen te melodia e tij. Në kuptimin, që mund t këndohet lehtë në anglisht në tingujt e muzikës së hymnit kombëtar.
Si do që të jetë, urimet më të mira,
Robert Elsie

Për këto kontribute bujare, për punën e tij të palodhur për të hedhur dritë më të kaluarën tonë, për modestinë plot dinjitet, e për humanizmin e tij, Elsie nuk do të harrohet kurrë. E në sajë të punës që ka lënë pas nuk do të harrohen as gjurmët shqiptare në histori, për zbulimin e të cilave punoi me aq zell.
Do të pushojë përgjithmonë tani në tokën shqiptare. Aty ku ne vetë shpesh nuk gjetëm paqe. E nisi punën me albanologjinë si një interes akademik e u dashurua duke u lidhur përgjithmonë me Shqipërinë. Respekt për këtë mik të rrallë që na iku e që do të na mungojë shumë.

Oath to the Flag

(The Albanian National Anthem)

Around our flag we are united,

With but one will and one desire,

A sacred oath are now proclaiming

For our salvation to aspire,

May only those avoid the struggle,

Those who are traitors to our laws,

Undaunted is a hero through and through,

He dies a martyr to the cause.

With weapons in our hands a-brandished,

We will defend our fatherland,

Our sacred rights we’ll not relinquish,

The foe has no place in our land,

For God has told the world, proclaiming:

The nations of the earth shall wane,

And yet will live, will thrive Albania.

For her our fight won’t be in vain.

Our flag, our nation’s sacred symbol,

We swear an oath to your fair name,

Defend our country, our Albania,

Protect her honour and her fame,

Our praise goes to those mighty heroes

Who in our nation’s past did fall,

Their memory will be cherished evermore,

In life and death will they live all.

[Asdreni, Betimi mi flamur, 1907, from the volume Ëndrra e lotë (Bucharest: Gutenberg, 1912). Translated from the Albanian by Robert Elsie]