Rohde e mirëpret vendimin për liberalizim: “Një vendim i vonuar…”

Prishtinë, 30 nëntor 2022 – Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka përshëndetur vendimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së që t’i hapet rruga procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ambasadori Rohde, në një postim në Twitter, ka thënë se ky është një vendim i vonuar, për të cilin Gjermania ka punuar shumë.

“Më në fund. Një vendim i vonuar për të cilin Gjermania ka punuar shumë”, ka shkruar Rohde në Twitter.

(r.m.)