Rohde: Kosova po përparon drejt BE-së më shpejt se vendet tjera të rajonit

Prishtinë, 20 nëntor 2023 – Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova është duke përparuar drejt Bashkimit Evropian më shpejt se vendet fqinje.

Megjithatë, ai ka thënë se në Kosovë duhet të ketë më shumë bashkëpunim mes subjekteve politike.

Rohde ka thënë gjithashtu se Kosova duhet të angazhohet më shumë për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

““Gëzohem që kam qenë pjesë e një tryeze të rrumbullakët për përparimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Kosova po përparon më shpejt se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, por nevojitet më shumë bashkëpunim mes partive në parlament dhe komuniteteve etnike. Më shumë se kaq, Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë”, ka shkruar ambasadori Rohde në platformën X.

(r.m.)