Rohde: Marrëveshjet e Brukselit/Ohrit duhet të zbatohen si të plota

Prishtinë, 25 mars 2024 – Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit duhet të zbatohen plotësisht.

Në një postim n٥ platformën X, ku e ka ndarë postimin e bashkëthemeluesit të Nismës Evropiane të Stabilitetit (ESI), Gerald Knaus, i cili kërkon zbatimin e të gjitha pikave të marrëveshjes, ambasadori Rohde ka theksuar se moszbatimi i plotë i marrëveshjeve e dëmton procesin e dialogut midis Kosovës e Serbisë.

“Plotësisht dakord. Marrëveshjet e Brukselit/Ohrit kanë nevojë për zbatim të plotë. Mosbërja e tij dëmton procesin e dialogut”, ka shkruar ai.

Gerald Knaus, në postimin e tij, ka thënë se Serbia nuk mund ta shpërfillë marrëveshjen me të cilën është zotuar se nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Serbia nuk mund ta shpërfillë një marrëveshje ku u zotua se s’do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare dhe pastaj të argumentojë se, për shkak të së njëjtës marrëveshje, Kosova duhet të bllokohet. Kjo thjesht e dëmton procesin e dialogut. Serbia bën mirë ta bëjë të kundërtën: ta respektojë Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit”, ka shkruar ai.

Ky reagim i deputetit gjerman Gerald Gnaus ka ardhur pas deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministres në detyrë, Ana Bërnabiq, kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo e fundit ka thënë se pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës e minon dialogun për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Knaus ka theksuar se Beogradi duhet ta ketë të qartë se procesi i dialogut dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, janë dy çështje të ndara.

(r.m.)