Rohde: Shqetësuese që Lista Serbe nuk e dënon djegien e veturave në veri

Prishtinë, 2 prill 2023 – Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj deklaratave të udhëheqësve të Listës Serbe lidhur me arrestimin e një qytetari ser btë dyshuar për sulme ndaj policixsë dhe për  djegien e veturave me targa RKS në pjesën veriore të Kosovës.

Rohde, në një postim në Tëitter, e ka quajtur shqetësuese faktin që Lista Serbe nuk bëri asnjë reagim kundër djegies së veturave me targat legale të Kosovës.

“Përse? Shumë shqetësuese që Lista Serbe përsëri nuk i dënoi zjarrvëniet në automjetet e qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar nër dënimin e kësaj praktike”, ka shkruar Rohde.

Gjatë tri ditëve të fundit, në katër komunat me shumicë serbe, në pjesën veriore të Kosovës, janë djegur gjashtë vetura me targa të Kosovës.

(r.m.)