Ron DeSantis i hyri garës për kandidat të republikanëve për President të SHBA

Tallahassee (Florida, US), 24 maj 2023 – Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, njofti sonte se po futet në garën për kandidat të Partisë Republikane për President të SHBA-së. Në këtë garë ai do ta ketë rival kryesor ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Hyrja e DeSantst, 44-vjeçar, në garën e republikanëve për zgjedhjet presidenciale shënon një kapitull të ri në karrierën e tij politike, e cila ka pasur një ngritje meteorike – nga një anëtar i Kongresit,  në guvernator shumë të sukssshëm në dy mandate.

Vendimi për të hyrë në garën për nominim nga republikanë u mesa nga një dokument që DeSantis e dorëzoi në Komisionin Federal të Zgjedhjeve, para një bisede në internet me CEO-n e Tëitterit, Elon Musk, sipas Associated Press.

DeSantis konsiderohet si rivali kryesor i Trumpit brenda Partisë Republikane, ndonëse disa republikanë e vënë në dyshim përgatitjen e tij për nivelin më të lartë të politikës amerikane.

Guvernatori i Floridës konsiderohet si njëri nga kandidatët më të fortë të republikanë për ta mundur presidentin aktual Joseph Biden, i cili do të jetë 81 vjeç në kohën e zgjedhjeve.

DeSantis hyn në garë si kandidati kryesor për nominimin e republicanëve, së bashku me Trumpin, duke pasur parasysh aftësinë e tij për votime, aftësinë për mbledhjen e fondeve dhe infrastrukturës së e fushatës.

Përrveç Trumpit e DeSantisit, garës për kandidat për president të ardhshëm të SHBA-së i kanë hyrë edhe ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley, senatori i Karolinës së Jugut, Tim Scott, ish-guvernatori i Arkansas, Asa Hutchinson, dhe sipërmarrësi Vivek Ramaswamy. Një kandidat i mundshëm i republikanëve konsiderohet edhe ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, por ai nuk e ka shpallur ende hyrjen në garë.

Kandidati i Partisë Republikane për president, i cili do të dihet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, do të jetë rival i Bidenit në zgjedhjet e 5 nëntorit 2024.

Republikanët e kritikojnë Bidenin për kthimin e vendit shumë majtas dhe për dështimin e tij për t’u marrë me inflacionin, imigracionin dhe krimin.

(r.m.)