Berlin, 4 shkurt 2024 – Michael Roth, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Gjermanis 137, ka reaguar ndaj kritikave të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në adresë të Qeverisë së Kosovës pas ndalimit të përdorimit të dinarit të Serbisë në pagesat me para të gatshme në Kosovë.
Në reagimin e tij në rrjetin social “X”, Roth e ka cilësuar sit ë pabalancuar deklaratën e ambasadorit Hovenier dher ka theksuar se SHBA duhet të kishte dërguar mesazhe të qarta edhe për sulmin terrorist të serbëve në Banjskë.
“Një shembull tjetër për deklaratat e pabalancuara të SHBA-së (ose BE-së) për Kosovën. Më mungojnë mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulmin terrorist në Banjskë, rrëmbimin apo shantazhin) në rajon, e dashur ambassador i SHBA-së në Kosovë”, ka shkruar Roth.
https://twitter.com/MiRo_SPD/status/1754134368568660099
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një deklaratë të lëshuar të shtunën mbrëma, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mbylljen e gjashtë komunave paralele serbe në Kosovë dhe për rregulloren e Bankës Qenderore të Kosovës që e ndalon përdorimin e dinarëve të Serbisë në operacionet mepara të gatshme. Ai ka thënë se këto veprime mund të shkaktjnë tensione etnike në Kosovë dhe të kufizojnë mundësinë e mosmbështetjes amerikane për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë ndikim direkt dhe negativ në pjesëtarët e etnisë serbe dhe minoritetet tjera në Kosovë. Këto veprime janë duke rritur në mënyrë të panevojshme tensionet ndëretnike dhe si pasojë kufizojnë opsionet që Shtetet e Bashkuara të shërbejnë si avokuese efektive për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Hovenierit, të publikuar në platfomën “X”, të shtunën në mbrëmje.
(r.m.)