Prishtinë, 27 dhjetor 2021 – Rreth 4.600 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë këtij viti, 1.000mëshumëse një vitin e kaluar, kur nga pasaporta e Kosovës kishin hequrdorë 3.600
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka bërë të ditur se 4.594 qytetarë,2.359 meshkuj dhe 2.235 janë femra, kanë hequr dorë nga shtetësiaeKosovës prej muajit janar deri në muajin nëntor të vitit 2021.
Behar Haziraj nga kjo ministri ka thënë se arsye kryesore për heqjen e shtetësisë së Kosovës është fakti se disas vende të BashkimitEvropian nuk lejojnë shtetësi të dyfishtë.
“Një numër i madh i shtetasve tanë jetojnë me vite në këto vende.Një numër i madh i tyre kanë lindur atje, kështu që e kanëfituar të drejtën të marrin shtetësinë e këture vendeve, me kusht që të heqin dorë nga shtetësia e vendit të origjinës”, ka thënë Haziraj për RTK.
Numri i qytetarëve që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës është dymbështjetë herë më i madh se numri i qytetarëve që ekanë fituar shtetësinë e Kosovës. Nga janari deri në nëntor të këtij viti, shtetësinë e Kosovës e kanë fituar gjithsej 362 persona.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, prej vitit 2017 deri në vitin 2020 nga shtetësia e Kosovës kanë hequr dorë 20.113 kosobvarë.
(r.m.)