Rritet gatishmëria e KFOR-it në Kosovë

Prishtinë, 27 dhjetor 2021 – Misioni i NATO-s në  Kosovë, KFOR, njoftoi se kanë arritur automjetet dhe pajisjet ushtarake të Batalionit Rezervë Operacional nga Hungaria.

“Gatishmëria e KFOR-it është rritur edhe më shumë me ardhjen e automjeteve dhe pajisjeve të Batalionit Rezervë Operacional nga Hungaria. Këto njësi do të stacionohen në Kosovë për përmbushur misionin”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook dhe Twitter.

“Këto njësite janë në gjendje të përforcojnë njësitet aktuale të KFOR-it sa herë që është e nevojshme. Batalioni i Rezervës Operative është tashmë në funksion”, thuhet në njoftim.

(r.m.)