Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha lirohen në procedurë të rregullt

Prishtinë, 14 nëntor 2022 – Janë liruar në procedurë të rregullt Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha, aktivistë të organizatës ORCA, të cilët u arrestuan të hënës, pas aksionit kundër plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik.

Ata u arrestuan se të dyshuar për veprën penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Lajmin për lirimin e tyre e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth oprës 11:30, në stacionin policor Qendra në Prishtinë, janë shoqëruar dy persona për një rast Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Pas intervistimit të palëve të përfshira në rast, dy personat e dyshuar, janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Ahmeti për “Betimi për Drejtësi”

(r.m.)