Rrugët në pjesën veriore të Kosovës vazhdojnë të mbahen të bllokuara

Prishtinë, 12 dhjetor 2022 – Rrugët që çojnë në dy vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në pjesën veriore të vendit, vazhdojnë të mbahen të bllokuara nga grupe serbësh qëprej tri ditësh, pavarësisht thirrjeve të vendeve të QUINIT-it, BE-së dhe KFOR-it për heqjen e barrikadave dhe për kthimin e palëve në tryezën e bisedimeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Rrugët në drejtim të vendkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak u bllokuan të shtunën, pas njoftimit për arrestimin e një ish pjesëtari të policisë që dyshphet për përfshirje në sulmin ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe zyrtarëve policorë, gjatë javës që shkoi. Zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët shoqwroheshin nga zyrtarw policorw, po bënin përgatitje për zgjedhjet komunale në katër komunat veriore, të cilat kundërshtoheshin nga përfaqësuesit serbë, të mbështetur nga Beogradi.

Të hënën, një ditë pasi Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit (EULEX) raportuan për incidente me armë, situata e sigurisë pjeswn veriore tw Kosovës ishte e qetë.

Incidentet e së dielës shkaktuan reagime të forta të Shteteve të Bashkuara tw Amerikws, Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ambasadat amerikane në Prishtinë dhe në Beograd bënë thirrje për heqjen e gjitha barrikadave nga rrugët në veri dhe për shtensionimin e situatës në zonë.

Të dielën, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje forcave të KFOR-it të zhbllokojë  rrugët në veriun e Kosovës që të garantojë lirinë e lëvizjes ndërsa e akuzoi Serbinë për mbështetje të bandave kriminale që, sipas tij, po bëjnë përpjekje që të destabilizojnë Kosovën.

Ndërkaq, Beogradi e akuzon Prishtinën për situatën në veriun e Kosovës. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, tha se kjo që po ndodh aktualisht është “përpjekje për ta përmbyllur problemin serb në Kosovë. Ai akuzoi kryeministrin Kurti dhe “një pjesë e mirë e bashkësisë ndërkombëtare”.

(r.m.)